“Zgjodhëm të mos bëjmë pazare”- Agron Shehaj: “Mundësia” nuk do bëhet patericë e askujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se “çdo arritje ka ardhur si pasojë e punës së tij”. Sipas Shehajt, shumë pak kanë pasur besimin se kjo forcë e re politike do t’ia dalë.

Ai thotë se mbështetësit e tij besuan, pasi forca politike që ai drejton zgjodhi që të mos bëjë pazare.

“Gjerat në jetë mendoj se arrihen me punë. Unë jam mirënjohës ndaj atyre që na mbështesin. Ky ka qenë një projekt politik që nisi para një viti. Kemi qenë një grup shumë i vogël, ishin shumë pak ata që mendonin se do ia dilnim, por falë punës dhe qëndrimit që kemi pasur duke zgjedhur të vazhdonim dhe jo të bënim pazare. Puna që kemi bërë pak nga pak, gradualisht në këto 10 muaj po sjell rezultate”, tha Agron Shehaj në emisionin Log në News24.

Agron Shehaj thotë se është i habitur nga të rinj dhe të reja sidomos që vijnë nga jashtë dhe i janë bashkuar Mundësisë.

Sipas tij, “Mundësia” nuk do jetë patericë e askujt.

“Ne nuk kemi qëllim të bëhemi paterica e askujt, kemi një vizion afatgjatë. Duam të bëjmë ndryshimin”, tha ndër të tjera Shehaj./E.S

Të fundit

“Do të hedh në gjyq”, debati gazetarit dhe kandidates për deputete: Po gënjen!

Valbona Myhedin, kandidate e Shqipëria Bëhet, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me pretendimin e saj...

Ndërron jetë aktorja 11-vjeçare e Netflix, 12 arreste kardiake në dy ditë

11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq të premten në një spital...

VIDEO/ E mbajnë nga krahët, Ronaldo ‘Fenomeni’ filmohet i dehur! Acarohen tifozët

Ronaldo Fenomeni është filmuar i dehur në një restorant të famshëm spanjoll dhe tifozët e Valladolid janë acaruar me pronarin e klubit të tyre,...

E zuri poshtë masivi i dheut, ende asnjë shenjë nga trupi i pajetë i 29-vjeçarit!

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 në fabrikën e përpunimit të kromit në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit” pak ditë më...

Mblidhet konklava, zgjedhja e papës, kardinalët izolohen nga bota e jashtme

Të mërkurën kardinalët e zgjedhur do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut. Kardinalët janë stacionuar në minishtetin e Vatikanit ku do...

Lajme të tjera

Web TV