53-vjeçari plagos rëndë me thikë gruan dhe më pas vdes në një aksident

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e 2 majit qytetin San Secondo Parmense në Itali, ku një grua u godit me thikë nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre.

Autor i dyshuar i sulmit është një 53-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili humbi jetën pak minuta më vonë në një aksident të rëndë rrugor, teksa përpiqej të largohej nga vendngjarja.

Sipas raportimeve të para, ishin dy fëmijët e vegjël të çiftit, të moshës 6 dhe 8 vjeç, që dhanë alarmin. Pas sulmit ndaj nënës së tyre, ata dolën me vrap në rrugët e lagjes dhe kërkuan ndihmë, duke thirrur: “Ndihmë, mami është e sëmurë.”

Një fqinj ndërhyri menjëherë dhe gjeti gruan në gjendje të rëndë, e shtrirë në një pellg gjaku. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku vijon të qëndrojë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, dy fëmijët e vegjël janë vendosur në një strukturë të mbrojtur, ndërsa dy fëmijët e tjerë të çiftit, të cilët janë adoleshentë, ndodheshin në shkollë në momentin e ngjarjes.

Pas njoftimit të autoriteteve, karabinierët nisën menjëherë kërkimin për autorin e dyshuar. Vetëm disa minuta pas sulmit, burri u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në rrugën provinciale të Kremonës, vetëm pak qindra metra larg banesës. Një përplasje mes një furgoni dhe një makine rezultoi fatale për 53-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend. Dy persona që ndodheshin në furgon u plagosën rëndë.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një gjesti ekstrem nga ana e autorit. Hetimet vijojnë. m.p.

Të fundit

‘Këto janë ditët vendimtare’/ Berisha mesazh kandidatëve: Punoni 16 orë në ditë

Ndërsa na ndajnë 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh...

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Laç. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka disa persona të të plagosur. Ndërkohë forca të shumta policie...

Hipertensioni vjen “i heshtur”/ Mjekët: Gjysma e pacientëve e zbulojnë rastësisht

Në Shqipëri afro 40% e popullsisë sipas Institutit të Shëndetit Publik vuan nga hipertensioni. Tabutë kanë rënë dhe sipas mjekëve presioni i lartë i gjakut...

“Ishim të dehur, po ziheshim”/ Dëshmon amerikani që vrau gruan në Shkodër

Amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka dhënë një deklaratë para hetuesve. Sipas burimeve për ABC...

Akuzohet për trafikim të miturish/ Urdhër arresti për ish-presidentin e Bolivisë

Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për “trafikim të të miturve” kundër ish-presidentit të vendit Evo Morales, i cili u anulua nga një...

Lajme të tjera

Web TV