6 milionë $ lobim për Berishën/ Nuredin Seci thyen heshtjen: Ja pse vendosa të financoj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka publikuar reagimin ekskluziv të Nuredin Secit, i cili është garantor i kontratës së lobimit në favor të PD-së në Uashington.

Seci është shprehur se është i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe për këtë arsye vendosi të ofrojë mbështetjen e tij financiare për opozitën shqiptare me bindjen se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike e të lirë.

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Nuredin Seci

“Zotëria më çon…Nuredin Seci, New Jersey. Përshëndetje, duke dëgjuar panelin tuaj sonte dua të bëj një sqarim për çështjen e PD-së në US si biznesmen shqiptaro-amerikan. Me dashuri të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike e të lirë. Mbështetja që ka filluar të marrë nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan është një dëshmi inkurajuese e ndjenjës tonë të përbashkët për ruajtjen e kësaj lidhjeje të veçantë mes dy vendeve tona”, thuhej në reagimin e tij.

Ndër të tjera Seci ka deklaruar se qëllimi i tij ka qenë mbështetja e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marëdhënieve me qeverinë amerikane.

Ai nënvizon se do të vazhdojë të mbështesë pa ndërprerje Shqipërinë dhe Amerikën.

“Qëllimi im ka qenë dhe mbetet të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marrëdhënieve me qeverinë amerikane. Ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve dhe që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e Presidentit Trump dhe janë të gatshëm të avokatojnë për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë. Si një person privat kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjerta publike siç nuk kam bërë për fondacionin që drejtoj, përmes të cilit ndihmoj familje me fëmijë të spektrit autik në Shqipëri. Përkatësisht në Tropojë e Tepelenë. Përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do vazhdojë pa ndërprerje. Zoti e bekoftë miqësinë mes dy vendeve”, ka deklaruar Nuredin Seci./

Të fundit

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në...

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

Lajme të tjera

Web TV