Edi Rama sulmon Adriatik Lapajn: Thonë se do bëjnë zgjedhje të tjera pas 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet e 11 majit.

Drejtuesi i mazhorancës ishte në qytetin e Burrelit, ku bëri edhe prezantimin e investimeve 10-vjeçare në qarkun Dibër. Ai ishte i shoqëruar nga drejtuesi politik Blendi Klosi dhe kandidatët për deputetë.

Rama ironizoi edhe kryetarin e PD-së për kontratën e lobimit në SHBA me vlerë 6 milionë dollarë, duke iu referuar indirekt edhe Lulzim Bashës. Ai shtoi se “kjo dardhë ka bisht të gjatë mbrapa”.

“S’kishim parë gjë akoma me 7 herë 7 bëjnë 42 të Lulit, tani kemi 7 herë 7 bëjnë 6 milionë dollarë të bufit. Na qenkan ngritur ca patriotë dhe po paguajnë për të shpëtuar PD-në. Por duket se kjo dardhë ka bisht të gjatë mbrapa”, u shpreh Rama mes të tjerash.

Para takimit ai kishte bërë edhe një postim të shkurtër në Facebook: “Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet kryeministri në postimin e tij në rrjetin social.

Gjithashtu foli edhe për partitë e reja (saktësisht Adriatik Lapajn me “Shqipëria Bëhet”), që duan të pengojnë integrimin dhe që janë “pjella apo farë e LSI-së”, që i shërbejnë të njëjtit qëllim si “këneta”. Ai sulmoi edhe Berishën se “foli keq për Shqipërinë në Kongresin e PPE”, pasi nuk e do integrimin e vendit në BE.

“Ca formacione që të re kanë vetëm moshën e kryetarit. Janë nga e njëjta farë që ndjesë pastë e polli LSI-ja dhe thonë se do bëjnë zgjedhje të parakohshme pas 11 majit po e patën në dorë! Ndërkohë që ne kemi fatin që të mbyllim proceset deri më 2027, nga ana tjetër kemi kënetën, bufin e lodhur që ka humbur e lidhjen, nuk lë gjë pa thënë për vendin e vetë atje te PPE-të, që ngatërron edhe kallëzuesin”, nënvizoi kryeministri. m.p.

Të fundit

Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci

Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë...

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe...

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Françeska dhe Xhovani. Një histori dashurie dhe mafie

Nga Francesco Gallo Që në ferrin e masakrave mafioze të viteve 1980, një histori dashurie lulëzoi midis dy magjistratëve heroikë dhe të martirizuar, si Francesca...

Lajme të tjera

Web TV