“Grumbulloni ushqime sa më shumë të mundeni”/ Prag lufte mes 2 fuqive bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që të grumbullojnë ushqime, teksa tensionet mes dy rivalëve janë rritur pas një sulmi vdekjeprurës muajin e kaluar.

India fajëson Pakistanin për sulmin nga një sulmues i armatosur ndaj civilëve dhe turistëve në pjesën e Kashmirit, që administrohet nga India, më 22 prill, që la të vrarë 26 persona. Islamabadi mohon këto akuza.

Dy shtetet, që kanë armë bërthamore, kanë këmbyer zjarr për tetë net rresht përgjatë vijës së kontrollit, kufirit de facto, sipas ushtrisë indiane dhe dy fqinjët kanë ndërmarrë masa diplomatike ndaj njëri-tjetrit.

“Janë lëshuar instruksione për të grumbulluar furnizime ushqimore për dy muaj në 13 zona përgjatë vijës së kontrollit”, tha kryeministri i pjesës së Kashmirit që administrohet nga Pakistani, Chaudhry Anëar ul Haq, më 2 maj.

Qeveria rajonale po ashtu ka krijuar një fond të emergjencës prej 3.5 milionë dollarësh për të siguruar furnizim “me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera elementare” për 13 zonat, tha ai.

Sulmi në Kashmirin indian dhe tensionet që pasuan, përfshirë shpërthime dhe mbyllje të kalimeve kufitare, kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të madh mes Pakistanit dhe Indisë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, të martën i dha “liri të plotë operacionale” ushtrisë sa i përket përgjigjes ndaj sulmit.

Pakistani ka mohuar çdo përfshirje dhe ka thënë se ka “të dhëna të besueshme” se India po përgatitet për një sulm ushtarak, duke u zotuar se do të kundërpërgjigjet.

India dhe Pakistani, që pretendojnë se Kashmiri u takon në tërësi, kanë luftuar për këtë territor në Himalaje që nga përfundimi i sundimit britanik më 1947. /E.T

Të fundit

Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda...

Kupa e Botës për Klube, Messi: “Mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët”

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e...

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është një destinacion turistik i...

Një çadër në plazhin publik të Shëngjinit kushton 700 lekë! Pushuesit ankohen për çmimin

Në Shëngjin, vera ka sjellë fluks të madh pushuesish nga Shqipëria e Kosova. Hapësirat në plazhet publike këtë vit janë shtuar por pushuesit shprehen të...

Kur paga bëhet drejtësi dhe drejtësia shndërrohet në pazar

Endri Kajsiu 1. Drejtësi për pagat apo paga për drejtësinë? Në Shqipëri, drejtësia është për vite me radhë në qendër të reformave të mëdha. U investua...

Lajme të tjera

Web TV