Miqësorja Irlandë-Argjentinë, kur Barcelona zbuloi Maradonën dhe futbolli ndryshoi frymë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diego Armando Maradona ishte unik. Prekja e tij hyjnore e topit, nervat në lojë, kokëfortësia, karakteri luftarak, gjuajtjet nga larg, driblimet dhe pasimet dehëse… Askush si ai, edhe nëse futbolli një ditë do të luhet me robotë që kanë të injektuar gjenetikën e tij.

Argjentinasi luajti te Barcelona në sezonet 1982-83 dhe 1983-84. Presidenti i atëhershëm i klubit katalanas, Josep Lluís Núñez, e pati kërkuar me ngulm sulmuesin argjentinas. Madje, dy vite para transferimit ishte thuajse e kryer që Maradona do të vishte fanellën blaugrana.

Gazeta katalanase “Sport” ka bërë një artikull, duke treguar se çfarë shkruante ajo në vitin kur Maradona i tha “po” Barcelonës. Shkrimi bën fjalë për një raportim teknik nga një punonjës i klubit, i cili kishte qenë lojtar dhe trajner i skuadrës së parë, Paco Rodri.

Ky i fundit udhëtoi në Irlandë për të parë miqësoren e kombëtares vendase me Argjentinën. Kampionët e botës të asaj kohe fituan 1-0 me gol të Valencias dhe asist të Maradonës. Diego ishte vetëm 19 vjeç dhe ra në sy shumë.

“Duhet ta transferojmë me çdo kusht”, tha Paco Rodri, edhe pse nënvizoi se lojtarët latinë e kishin të vështirë përshtatjen me kulturën europiane dhe sidomos atë spanjolle.

Në analizën e Paco Rodrit shkruhet: “Ka ndeshje kur ky lojtar mund të eliminohet totalisht nga dhuna e kundërshtarëve, si Cruyff dhe Di Stefano, sepse nuk dinë sesi ta ndalin. Gjithsesi, kjo ndihmon shokun e tij të skuadrës në sulm, sepse i lë hapësira”.

“Ai është shumë i ri, por pritshmëritë e tifozëve po rriten shumë. Ai po e përballon çdo gjë me përulje. Ka cilësi të mira”.

Formacioni i Argjentinës kundër Irlandës ishte 4-2-1-3, me Maradonën si mesfushor ofensiv dhe me tri sulmues përpara tij. Paco Rodri e nuhati shumë shpejt se Maradona nuk ishte thjesht mesfushor, por gjithçkabërës.

Lexo edhe :  Kush e fiton Champions League? Papa Françesku jep "bekimin" e tij nga larg për një ekip

Komenti i tij për pjesën e parë të asaj ndeshjeje: “Ai merr topin nga distanca, e kontrollon shpejt, pason dhe e kërkon sërish, shokët e skuadrës e pasojnë, ai prek topin sërish, kalon shpejt nga ana tjetër e fushës dhe pason për një shok skuadre që vjen nga pas. Shumë mirë”.

Paco Rodri nuk e analizon me kaq detaje pjesën e dytë, por e përmbledh: “Diego vazhdoi të luajë me liri veprimi, duke ngritur topin në ajër me të njëjtën dinamikë”. Rodri vlerëson edhe aspekte të tjera të Maradonës. Ai e përshkruan momentin kur argjentinasi rrëzohet tri herë, por nuk dorëzohet. “Kur ka topin në zotërim, ai jep përshtypjen sikur tregon më shumë nerv, kurajo dhe përqendrim”.

“Fjala.al” do të shtonte edhe një fjali të fundit për Maradonën. Ai ishte një engjëll i dërguar nga Zoti për të lajmëruar se futbolli është pasuri e shenjtë shpirtërore. Me siguri, Diego ishte me krahë, por Zoti, para se ta dërgonte në tokë, vendosi t’ia hiqte që njerëzit të mendonin se ai nuk ishte engjëll, por njeri i zakonshëm. m.p.

Të fundit

‘Certifikohet’ Aeroporti i Vlorës, ulet avioni i parë! Fluturimet e para nisin në verë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që...

Rritja e çmimeve në muajin prill/ Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet

Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga 2.1 që ishte në...

Feston sot ditëlindjen, Ledioni i bën urimin e veçantë Gjestit

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, feston sot ditëlindjen dhe urimet për të kanë vërshuar në rrjetet sociale. Por ndër të gjitha...

“Zoti na e zbriti Ramën në vitin 2013”, kandidati socialist i thur lavde kryeministrit

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Shkëlqim Bullari, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 Maj, ditën e diel, të votojnë...

Berisha shmang përgjigjen për ‘non gratën’: U dënua vendimi i Blinken, s’kam kërkuar vizë

Në një deklaratë publike, Partia Demokratike sot bëri me dije se Sali Berisha tashmë mund të udhëtojë i lirë drejt SHBA. Kryedemokrati Sali Berisha...

Lajme të tjera

Web TV