Nisin emocionet e ‘Giro d’Italia’, të mërkurën prezantohen ekipet në sheshin ‘Skënderbej’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Giro d’Italia 2025”, gara e famshme e çiklizmit do të nisë më 9 maj në Shqipëri, ku do të zhvillohen tre etapat e para dhe do të përfshijë 21 etapa duke përfunduar më 25 maj në Romë. Në vendin tonë nga 9-11 maj gara do zhvillojë tre etapa që përfshijnë Durrësin, Tiranën dhe Vlorën. Prezantimi i ekipeve pjesëmarrës në aktivitet do të bëhet në datën 7 maj në orën 20:30 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

ETAPA 1: 9 Maj / Durrës – Tiranë

Xhiro do të nisë rreth orës 13:10 që nga Porti i Durrësit, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në Durrës nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel, Tiranë. Në Tiranë, ata do të rrotullohen nga Surreli, në Rrugën “Xhanfize Keko”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pastaj sërish në rrugën e “Rexhekrit”, drejt Surrelit, në rrugën “Xhanfize Keko” e në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:03 në Sheshin “Nënë Tereza”.

ETAPA 2: 10 Maj / Tiranë – Tiranë

Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.

ETAPA 3: 11 Maj / Vlorë – Vlorë

Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara. Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”./e.t

Të fundit

Humbet zgjedhjet klienti i LaCivita-s / Fiton kryeministri me origjinë shqiptare

Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali...

Zbardhet dinamika e konfliktit me armë në Laç, policia shoqëron disa persona

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e konfliktit me armë zjarri në qytetin e Laçit ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona. Sipas njoftimit...

Plumbat në Laç nuk kursejnë as të moshuarën. Shitësja e luleve plagoset në këmbë

Katër të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Laç. E plagosur në këmbë ka mbetur edhë një e moshuar, shitëse...

Pranverë në Durrës, pushuesit e huaj zgjedhin mes plazhit historisë dhe natyrës

Durrësi mbetet një ndër destinacionet e kësaj pranvere për turistë të kombësive të ndryshme të cilët zgjedhin të shijojnë detin apo turizmin historik. Arjana...

Konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burime nga vendngjarja bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV