Protesta e Hotolishtit/ Banorët sjellin me vete një arkivol: Ose ne, ose ju!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e fshatit Hotolisht dolën sot në një protestë për të kundërshtuar projektin e zgjerimit të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, i cili sipas tyre kërcënon të shkatërrojë shtëpitë, tokat dhe jetën e komunitetit.

Në protestë kanë dalë edhe fëmijët dhe gjimnazistët, ndërsa më parë kishte edhe tensione me punonjësit e policisë.

Banorët në një shenjë simbolike kanë sjellë me vete edhe një arkivol ndërsa në pankarta shkruhet: Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!

“Institucionet vijojnë të heshtin ,asnjë reflektim dhe asnjë dialog. Jemi të detyruar të shprehim një protestë me simbolin e shtëpisë së fundit për ne, arkivolin. Komuniteti do të reagojë në mënyrën e tij. Ne deklarojmë qartë, kush tenton të prekë Hotolishtin pa një marrëveshje të ndershme me banorët, do të shtyjë situatën në një rrugë pa kthim. Pa dhunë, por me vendosmëri absolute. Ne kërkojmë zgjidhje pa kosto sociale. Duam vendin tonë dhe jemi të gatshëm ta mbrojmë me çdo mjet ligjor. Nesër mund të jetë shumë vonë”, u shpreh një prej banorëve në fjalën e tij./e.t

Të fundit

E shtunë me diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak gjatë orëve të para të ditës do të...

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis Putin dhe Vuçiç në Moskë. Sipas...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Lajme të tjera

Web TV