Rama takime në Burrel: Dibra do jetë metropol! Fjala ‘çyryk’ ka mërzitur ca burra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet e 11 majit. Ai ishte në qytetin e Burrelit, ku bëri edhe prezantimin e investimeve 10-vjeçare në qarkun Dibër. Ai ishte i shoqëruar nga drejtuesit politikë dhe kandidatët për deputetë.

“Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet kryeministri në postimin e tij në rrjetin social Facebook, në prag të nisjes së tkaimit.

Ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, mbajti fjalën hapëse për këtë takim elektoral, ku renditi edhe investimet e realizuara në rreth gjatë një dekade.

“Sot, rrethi i Matit është me 24 orë ujë. Kur e premtonim, njerëzit nuk e besonin, por investimet u realizuan, e kemi pasur mbështetje të fortë në arsim, shëndetësi, kulturë dhe të gjitha fushat e tjera. Më 11 maj i gjithë qarku i Dibrës dhe rrethit të Matit do mbështesi PS-në dhe Shqipërinë Europiane, ku theksoj atë që u bë për Rrugën e Arbrit, faleminderit dhe mirënjohje, sepse na afruat me Tiranën”, tha Malaj.

Kryesocialisti Edi Rama tha ndër të tjera në fjalën e tij se 9 ditë i ndajnë nga takimi me historinë, teksa theksoi investimet e kryera deri tani dhe ato në vijim, ku pas Rrugës së Arbrit pritet edhe ajo e Lurës dhe Ulëzës.

“Jemi vetëm 9 ditë larg të një takimi me historinë në kuptimin e plotë të fjalës. Unë jam i lehtësuar që nuk po bëjmë tjetër fushatë duke vazhduar të themi se do bëjmë Rrugën e Arbrit, por po bëjmë fushatëm duke ardhur nga Rruga e Arbrit. Unë them se ka qenë dibran ai që ka thënë se “oreksi vjen duke ngrënë”. Kjo rrugë sjell jo vetëm lehtësim të lidhjes së njerëzve me Tiranën, por hap edhe horizont krejt të ri për investimet në turizëm. Në dekadën e ardhshëm Dibra do jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë dhe akseset në pikat më të bukura janë të domosdoshme. Jemi në proces dhe me ndihmën e Zotit shpresoj që deri në fund të vitit të arrijmë edhe rrugën e Lurës. E di që ka konkurrencë të brendshme mes Dibranëve dhe Matjanëve, pasi sa herë i them ndonjë gjë për dibranët nuk ka duartrokitje të nxehta, por mos u mërzisni se do bëhet edhe rruga e Lurës, edhe ajo e Burrelit me Ulëzën. Zonë shumë e bukur dhe tani që vihet më lehtë, e do transformohet, ku do lehtësojë edhe mundësinë e investimeve të tjera”, tha kreu i mazhorancës.

Në një moment të fjalës, këndohet ezani nga xhamia e qytetit dhe Rama u shpreh “ta respektojmë”. Në rikthim të fjalës së tij ai u shpreh me batutë edhe për ish-kryebashkiakun Agron Malaj:

Lexo edhe :  Ilir Alimehmeti: Hallet nuk mbarojnë më 11 maj! PD e vendosur të luftojë maskarallëkun

“Na ndërpreu në momentin kur po flisnim për investimet, se pimë dhe një gotë ujë më parë dhe po i thosha Agronit (Malajt)… Se ka bërë shumë shpenzime Agroni, nuk na dha as një kafe”.

Rama tha se po i thonë se disa burra janë mërzitur për fjalën “çyrykë”, duke shtuar se nuk do e përmendtte atë fjalë. Ndërsa iu përgjigj disa mediave dhe analistëve që shohin vetëm “zi” dhe flasin sipas tij në ‘mejhane e berberhane televizive e poralesh’.

“Nuk po them fjalë këtu (fjalën çyryk) se më thanë se janë mërzitur burrat për atë fjalë. Nuk kanë pse mërziten… Kur thuhej në sondazhe se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe shifrat dukeshin të pabesueshme, e këta thoshin si ka mundësi.

Njëri thoshte “populli është i sëmurë”, tjetri “është i çmendur”, njëri ia kthente “populli i blerë, i ka blerë Rama”, ose “populli ka frikë e flasin kështu”, e asnjëri nuk e thoshtë që shiko se populli mund ta ketë të drejtë, por flasin si në mejhane. Këtu ka 24 orë ujë, por ata atje përsërisin pa pushim të njëjtat fjalë, s’ka ujë, siguri, njerëzit po vriten e bla-bla-bla. E vërteta është se është e vështirë të marrësh vesh çfarë ndodh në Shqipëri se nuk të tregon kush, programet nuk t’i japin, portalet harrohen, ndaj ndajmë të dhënat së bashku këtu (shpjegon tabelat)”, vijoi kryeministri, ndërsa me një hologramë nisi të shpjegonte arritjet në fushat kryesore në Shqipëri.

Teksa shpjegonte shifrat ekonomike në 12 qeverisje të PS-së, duke kiu referuar statistikave ndërkombëtare dhe jo atyre qeveritare, Rama kujtoi edhe kreditë e këqija të ish-qeverisë së Berishës deri në 2013 dhe borxhet që la me tendera të dhënë dhe investime të pakryera, duke shtuar se “merrnin pagesa 100 mijë euro”, duke krijuar gropa ekonomike.

“Mbetën edhe shkollat pa shkumsa se nuk jepnin lekët për kreditorët. Shikoni kreditë e këqija. Dhanë tendera e rrugë, duke ua thënë se ua kemi borxh, do ua japim, nisni ju punimet se ua japim ne më vonë paratë dhe arritëm këtu. Bënin miliona euro, merrnin 100 mijë euro dhe thoshin të tjerat më pas dhe lanë këtë gropë. E lanë këtë humnerë, me borxhe dhe vota e 2013 nga ju e shpëtoi këtë vend.

Rama shpjegoi rritjen e pensioneve, rrogave, përmirësimin e sistemit arsimor dhe shëndetësore, reformën e taksave dhe tatimeve, bashkë me investimet e mëdha në infrastrukturë dhe energji. m.p.

Të fundit

Ç’do ndodhë me ishullin e Sazanit? Rama: Është projekt serioz dhe nuk ka lidhje me Trump

Kryeministri Edi Rama e cilësoi tepër serioz projektin për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ku...

Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës, Geri Bitri

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një nga 5 të plagosurit nga përplasja me armë ditën e djeshme në Laç. Fatkeqësisht, 24-vjeçari Geri Bitri...

Aulona Musta e përlotur: Kam kaluar një sëmundje të rëndë

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e...

Pesë muaj pasi u anuluan, mbahen sërish zgjedhjet presidenciale në Rumani!

Rumunët sot shkojnë në votime për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pesë muaj pasi ato u anuluan për shkak të parregullsive. Sipas...

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori elbasanas, Eduart Çala

Elbasani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit...

Lajme të tjera

Web TV