“La Repubblica”: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një pyll i mbrojtur me pisha u shkatërrua, vilat e pajisura si kioska plazhi u fshinë dhe ishulli që austriakët ia kushtuan Franz Jozefit I, u zhduk.

Ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i egër nga hiperturizmi po kthehet në një përzierje vdekjeprurëse” – shkruan gazeta italiane “La Repubblica”.

Nga Velipoja, ku forca e valëve po e shndërron në hi një pyll me pisha shekullore, deri në Golem, ku çimentimi po përshpejton erozionin, bregdeti shqiptar po vuan keq. Është faji i një përzierjeje vdekjeprurëse që shton ngrohjen globale dhe urbanizimin kaotik nga mbiturizmi.

NASA: Detet janë rritur me 10 centimetra në 30 vitet e fundit

Rritja e nivelit të detit po ndikon në të gjithë planetin. Sipas NASA-s, nga viti 1993 deri në 2023 niveli mesatar i detit në Tokë është rritur me 10 cm. Në Shqipëri, ku turizmi ka shpërthyer (nga 5.9 milionë vizitorë në vitin 2018 në mbi 10 milionë në vitin 2023), përhapja e hoteleve, restoranteve dhe bareve në plazh po shkakton pasoja edhe në natyrë.

“Nga 273 kilometra vijë bregdetare që laget nga deti Adriatik, 154 km janë të prekura nga erozioni”, – deklaron Besjana Shehu, një specialiste e planifikimit urban, për “Agence France Presse”. Në Velipojë, në veriun e largët të vendit, deti përparon me më shumë se 5 metra çdo vit dhe futet më shumë se 200 metra në pyll, duke kërcënuar një ekosistem të tërë që nuk mund të mbijetojë në ujë të kripur. Në bregdet, pishat mezi po i rezistojnë agresivitetit të valëve. Dhjetëra trungje pemësh shtrihen të bllokuara në rërë, disa të braktisur pas stuhive të dhunshme të ditëve të fundit të prillit.

Ishulli i zbuluar nga hartografët e Perandorisë

Edhe pse Ishulli Franz Jozef, në grykëderdhjen e lumit Buna, ekziston ende në guidat turistike dhe në harta, që nga viti 2012 ai është zhdukur pasi është gëlltitur nga deti. I emërtuar nga hartografët austriakë në vitin 1870 për nder të ish-perandorit, ishulli ishte rezultat i depozitave pjellore aluviale. 150 metra larg bregdetit, 19.5 hektarët e saj ishin të mbuluar me pyje dhe bimësi të egër.

“Një parajsë për shumë lloje zogjsh deti, një strehë paqeje edhe për ne… e zhdukur plotësisht”, – thotë Lule Coli, menaxhere e një bari të vogël në plazh. Ishulli u zhduk gradualisht, viktimë e rritjes së nivelit të ujit dhe erozionit. Por ndërtimi i digave dhe hidrocentraleve në rajon rezultoi të ishte një faktor vendimtar, i cili përshpejtoi zhdukjen e tij, thekson Ervis Krymi, profesor i gjeografisë.

Lexo edhe :  Rama dhe Noizy mbyllin takimin e Vlorës duke kënduar himnin e fushatës

Banorët e Kunes, disa kilometra më në jug, janë gjithashtu të shqetësuar. Vit pas viti, stuhitë detare shumohen dhe bregdeti tani i ngjan një varreze pemësh. “Për shkak të ndryshimeve klimatike në vitet e fundit, deti është bërë shumë agresiv, duke përparuar drejt tokës me një ritëm frenetik”, – paralajmëron Jak Gjini, një ekspert mjedisor nga Lezha. Të përpirë nga valët, bunkerët e ndërtuar përgjatë bregdetit nga diktatura komuniste shqiptare në vitet 1970 janë zhdukur. Kjo ka zhvendosur edhe baret e vogla buzë detit që menaxhohen nga familjet vendase. Forca e detit ishte e tillë që edhe thasët e mbushur me rërë nuk kishin asnjë vlerë.

Bunkerët e fundosur të regjimit

“Këtu dikur kishte dy bunkerë. Tani janë nën ujë. Deti po vjen dhe do të na marrë gjithçka… brenda 4 ose 5 vjetësh nuk do të mbetet asgjë”, thotë Vera Faslliaj, e cila drejton një restorant të vogël të quajtur “Poseidon”. Ajo e thotë këtë me një zë të dridhur, sikur shpreson që perëndia greke e detit do ta mbrojë.

Autoritetet shqiptare thonë se rritja e nivelit të detit përbën rreziqe serioze përmbytjesh për shumicën e zonave urbane të vendit. “Në total, deri në vitin 2030, afërsisht 1 082,45 km2, ose 32% e sipërfaqes së habitateve bregdetare, do të vuajnë pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve”, – vlerëson Agjencia e Emergjencave Civile.

Në Golem, 49 km në jugperëndim të Tiranës, pronarët e hoteleve janë të shqetësuar për indiferencën e autoriteteve për të gjetur zgjidhje dhe për të ndaluar urbanizimin e pakontrolluar në bregdet. “Deti mezi pret që autoritetet të zgjohen”, – ankohet Edvin Dule, menaxher hoteli.

Gjatë 16 viteve të fundit, plazhi ka humbur rreth 70 metra vijë bregdetare (shumëfishimi i hoteleve e ka përkeqësuar më tej erozionin) dhe po zvogëlon rërën në të cilën mbështetet për të tërhequr turistët. “Është një fenomen shumë shqetësues që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm. Nëse nuk arrijmë të ofrojmë kushte, çadra, shezlongje, aktivitete në plazh… ne ulim cilësinë e ofertës sonë, e cila më pas përkthehet në shifra”, – përfundon Dule. /E.S

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV