Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Është në kohën e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për pastrimin nga bimësia ujore. Kjo ndërhyrje është bërë e mundur falë një projekti ndërkombëtar të fituar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Agim Dardha theksuan se mbërritja e ketij mjeti eshte një hap të rëndësishëm drejt mirëmbajtjes së qëndrueshme të liqenit dhe vjen pas një sërë veprimesh të përbashkëta institucionale mes Bashkisë Shkodër, Policisë së Shtetit dhe ADZM-së, për pastrimin nga pinarët dhe ndaljen e paligjshmërisë në këtë pasuri natyrore.

Beci: Është edhe kjo fryt i një bashkëpunimi shumë të mirë që patëm me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura. Besoj që është në atë kuadër që Bashkia e Shkodrës ka në vëmendje liqenin, që ka për natyrën, dhe besoj. Është në kohën e duhur ardhja e kësaj makinerie. Unë e di që ndërhyrje të tilla mund t’i quani të vonuara. Në një sens, në kuadrin e të gjitha ndërhyrjeve që bëhen dhe të gjitha transformimeve për të kaluar në një standard dhe nivel tjetër, dhe infrastrukturës që ka jo vetëm liqeni, por gjithë bashkia.

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e institucioneve, me synimin për ta shndërruar në një pol zhvillimi turistik dhe ekonomik për qytetin dhe gjithë rajonin./E.S

Të fundit

Vizita e parë në Azinë Juglindore,Presidentja Osmani pritet me nderime të larta në Brunei

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam. Ajo tha se...

I biri u zu poshtë nga masivi i kromit në fabrikë, babai i dëshpëruar kërkon ndihmë

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i...

“Kisha frikë!”/Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e një ditë më parë në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të...

“71 mandate i kemi”, Rama nga Shkodra: Demokratët të mos votojnë që të mos u vijë turp

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit me një miting në Shkodër, ku nuk i kurseu ironitë dhe akuzat...

Për herë të parë, Gigi Hadid publikon foton duke u puthur me Bradley Cooper

E gjitha nisi me një puthje pranë tortës së ditëlindjes. Në festën e saj të 30-vjetorit, Gigi Hadid konfirmoi publikisht lidhjen me aktorin e...

Lajme të tjera

Web TV