Asist dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në ndeshjen kundër Empolit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Lazios kundër Empolit, në një duel të rëndësishëm për garën në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

Mbrojtësi shqiptar asistoi në minutën e parë të sfidës, me Dian që shënoi, i cili rezultoi dhe goli i vetëm i takimit.

Në minutën e 76’, Hysaj u kthye sërish në protagonist, kësaj radhe me një karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë për minutat e mbetura të sfidës, të cilat u menaxhuan mirë nga bardhekaltrit.

Kështu Lazio ngjitet momentalisht në vendin e katërt, në kuotën e 63 pikëve, një më shumë se Juventusi ndjekës, me bardhezinjtë që kanë një ndeshje për të luajtur. m.p.

Të fundit

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

“Mos m’u bëj si Fevziu, lëre telefonin!” Rama i tërheq vërejtje Jonida Shehut

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në studion e “Review” në Euronews Albania. Përpos fushatës elektorale, Rama...

Lajme të tjera

Web TV