Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e një ditë më parë në Laç, ku mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spitalin e Trumës.
Sipas raportimeve i arrestuari Klevis Ndreca, 28 vjeç ka qenë i pari që ka nisur të qëlloj me armë.
Në dëshminë e tij paraprake, 28-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij, i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin dhe për këtë arsye i ka qëlluar.
Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi, 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj, 26 vjeç dhe Gerald Bitrin, 24 vjeç, ky i fundit ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës.
Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë dhe është vetëdorëzuar në polici më pas, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ai është vetëdorëzuar pas lokalizimit nga policia ku kanë bërë kontrolle edhe me dron në zonën ku ishte fshehur./E.S