OBSH: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool, edhe Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë konsumojnë alkool.

Europa cilësohet dhe si rajoni me konsumin më të lartë të alkoolit për frymë në botë.

Ekspertët vërejnë me shqetësim se ata që kanë akses në alkool në shtëpi kanë më shumë gjasa të fillojnë të pijnë në moshë të hershme. Ata thonë se konsumimi i alkoolit në adoleshencë shkakton probleme të shëndetit mendor, arritje të ulta në shkollë, ndërsa pason me rreziqe të vazhdueshme gjatë gjithë jetës.

Studime kanë faktuar se 1 në 4 vdekje tek të rinjtë e moshës 19–24 vjeç në Rajonin Europian të OBSH-së ndodhin për shkak të konsumit të alkoolit, kryesisht nga dëmtime aksidentale, mbytje dhe vetëvrasje. Ndërkohë që konsumimi i alkoolit që në moshë të hershme rrit gjithashtu rrezikun për sëmundje kronike të zemrës, mëlçisë apo kanceret e shumtë në mosha të rritura. m.p.

Të fundit

Rama: Këshilltari im i ekonomisë është krye-ekonomisti i Angela Merkel

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi projeksionet ekonomike për Shqipërinë 2030 tha se Shqipëria nuk është në garë me Gjermaninë,...

Kryetari i PS në Lezhë denoncon kandidatin e PD: Persona të armatosur kanë kërcënuar…

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, ka akuzuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, për përhapje lajmesh të rreme gjatë fushatës...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK e veshur me të zeza! Batuta me gazetarët

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme (5 Maj).kryemadhi Ajo mbërriti në SPAK për zbatimin e masës së...

Berisha mban 1 minutë heshtje në Mat: Do u rikthejmë dinjitetin shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku ka theksuar vlerat e sakrificës...

“Nga Dritëro Agolli te një rrugaç”, Rama në Devoll sulmon Bledjon Nallbatin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll ka kritikuar kandidatin e PD në zonë, Bledjon Nallbatin. Rama rikujtoi se zona e...

Lajme të tjera

Web TV