Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një nga 5 të plagosurit nga përplasja me armë ditën e djeshme në Laç.
Fatkeqësisht, 24-vjeçari Geri Bitri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës në spitalin e Traumës.
Në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës është edhe Ndoj, 26-vjeç, ndërsa tre të plagosurit e tjerë Daniel Gjeloshi, 26-vjeç, Liridon Ismaili, 26-vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç janë në gjendje stabël me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Ditën e djeshme, pas një aksidenti automobilistik, në afërsi të Kishës së Laçit, një grup të rinjsh u përfshinë në sherr fizik. Përplasja eskaloi në përdorimin e armëve ku breshëri plumbash u derdhën duke lënë të plagosur 5 persona, mes tyre dhe Bitri i cili ka ndërruar jetë gjatë natës.
Plumbat që u derdhën drejt mjetit ku ndodheshin të rinjtë kanë kapur edhe një grua të pafajshme, e cila ka qenë duke shitur qirinj për besimtarët që vizitojnë Kishën e Laçit.
Sipas policisë, gjatë janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Daniel Gjeloshi 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./E.S