Ulsi Manja: Ishte merakosur Saliu për makinën e Noizy! E ka blerë me talentin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në takimin elektoral përmbyllës të fushatës në Lezhë i ka kthyer përgjigje edhe ish-kryeministri Sali Berisha për makinën luksoze të Noizyt, e cila vlen të theksohet që është komentuar përgjatë ditëve të fundit gjerë e gjatë.

Krah Noizy, Manja ia ktheu Berishës duke i thënë se makina që reperi përdori në inaugurimin e rrugës së Arbrit është blerë me punën që ai ka bërë ndër vite, teksa më tej përmendi dhe marrëveshjen e lobimit miliona dollarë.

“E mendoni sa pensionistë mund të paguhen me 6 milionë dollarët e Saliut. Po ai pse do ta heq damkën, ai si me damkë si pa damkë në 12 maj ai është tek shtëpia. E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali”, tha ai.

Kujtojmë se më herët kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se Lamborghini i Noizyt kushton sa 50 mijë pensione.

“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ai ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë.

Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë 33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligu. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, tha Berisha një ditë më parë. m.p.

Të fundit

Ja çfarë duhet të dini nëse doni të investoni në startup-in e ri të AI të Mira Muratit!

Investitorëve që shpresojnë të mbështesin startup-in e ri të Inteligjencës Artificiale të ish-drejtoreshës kryesore të teknologjisë së OpenAI, Mira...

Pamjet e rënda/ Ishte duke ecur mbi trotuar, momenti kur polici merret para nga makina

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Peshkopi ku një makinë me shpejtësi skëterrë humbi kontrollin dhe goditi policin Veli Gjura...

Kush po luan me fatet e Shqipërisë ?

Nga ARTUR AJAZI Gjatë historisë saj 35 vjeçare, Partia Demokratike jo në pak raste ka tentuar të luajë me fatet e Shqipërisë. Duke e nisur...

Postimi në Facebook “djeg” kandidatin e PD në Lezhë, procedohet penalisht për “Shpifje”

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë, Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet...

‘Kam qejf ta ha të gjallë’, Rama i përgjigjet Alizotit nga Librazhdi: Kam ardhur me frikë

Takimin përmbyllës elektoral në Librazhd, kryesocialisti Edi Rama e nisi duke ironizuar Tomor Alizotin, i cili pak ditë më parë deklaroi se kryeministrin ‘kam...

Lajme të tjera

Web TV