Gazetari Martin Leka, duke komentuar rezultatin e sondazhit të ABC News, i kryer në bashkëpunim me Angi Ricerche, u shpreh se Partia Socialiste merr 20 mandate më 11 maj në qarkun më të madh të vendit, Tiranën.
I ftuar në në emisionin “Real Story”, Leka pohoi se rasti i arrestimit të Erion Veliajt nuk e ka prekur aspak votën për Partinë Socialiste.
“Rasti i zoti Veliaj po të shohim rezultatin e Tiranës, tregon se valenca e Veliaj në rezultatin e PS në Tiranë është afër zeros. I referohem arrestimit. PS mendoj se merr 20 mandate në Tiranë, sipas sondazheve”, theksoi ai.
Ai theksoi se qytetarët duken më shumë se preferojnë kandidatin se Partinë, të paktën kjo valencë vërehet te qarku i Tiranës.
“Sipas sondazhit, shoqëria duket se preferon kandidatin më shumë se partinë. Lista janë pjesërisht të mbyllura dhe në të ardhmen unë mendoj se duhet të shkojmë drejt listave të hapura.”, tha ai. m.p.