A do largohet Berisha nëse humbet zgjedhjet, ashtu si e parashikon statuti i PD?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreshnik Spahiu

Edhe 5 ditë na ndajnë nga profecia e Yuri Kim… Ambasadorja amerikane e dekretuar nga Donald Trump në Tiranë, paralajmëroi demokratët 3 vjet më parë se “nëse shkojnë pas Sali Berishës ata do hanë bar.” Në 12 Maj në mëngjes mund të jetë një nga ditët më të vështira për demokratët dhe Sali Berishën.

Gjithsesi këto janë dy tema të ndryshme.

Së pari, demokratët nga njëra anë nuk e meritojnë humbjen kaq “madhështore” sepse ngelën 16 vjet rrugëve dhe pa shpresë, por nga ana tjetër ata do të korrin atë çfarë kanë mbjell këto 4 vjet në politikë. Së dyti, Sali Berisha nuk është kthyer në krye të partisë për të marr pushtetin por imunitetin.

Thjesht nga kjo betejë ligjore me drejtësinë i duhet të mbrohet me alibinë se po goditet si kryetar opozite, ndonëse as Non-Grata dhe as dosjet penale nuk ju hapën si kryetar partie pasi në atë periudhë ishte deputet i thjeshtë dhe kryetar kishte Lulzim Bashën.

11 Maji pritet mos ketë asnjë suprizë në rezultat sepse praktikisht zgjedhjet i ka shitur vetë Sali Berisha i cili është e vetmja patericë që mban Edi Ramën në pushtet. E vetmi debat që do të zhvillohet në 12 Maj në mëngjes është: A do jap dorëheqje Berisha?

Referuar statutit të Partisë Demokratike. Neni 46 pika 8. “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.”

Për këto arsye “kushtetuta e partisë” nuk e lejon më Sali Berishën të vazhdoj pas humbjes si kryetar partie në zgjedhje. Ju kujtoj se kjo dispozitë u miratua nga rithemelimi që të parandalonin përsëritjen e fenomenit “Basha” që humbiste disa herë dhe nuk largohej.

Lexo edhe :  Greqia nuk e nxjerr dot Berishën nga gropa

Padyshim që Berisha nuk do mbajë fjalën dhe do shkeli çdo kontratë me demokratët. Në fakt 10 milion shqiptar e dinë se çfarë do bëjë Berisha duke mos njohur humbjen por ajo që është për tu shqetësuar lidhet me mijëra demokrat që i besuan.

Humbja e zgjedhjeve e fut Partinë Demokratike në fatalitet historik sepse humbet misionin e rotacionit. Ndërkohë Edi Rama ka interes që Berisha të jetoj 200 vjet dhe mos largohet por ta ketë përballë edhe zgjedhjet e 2029. Berisha do hap thesin me mashtrime se do bëj revolucion.

Ai s’do tërhiqet nga kryetar sepse e ka në terezi jetën politike dhe ekonomike me kulla dhe biznese. Ata që do vuajnë janë 500 mijë demokratë. Jam kurjoz se me çfarë do i ushqej votuesit e tij deri në vitin 2029, me barin e Yuri Kim apo me mashtrimin se do kemi zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike? Në fakt të hash bar, është më dietike dhe organike se të hash pordhët e Sali Berishës./e.t

Të fundit

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm...

11 maji, Tomor Alizoti në Top Story: Po të kishim bandat, fitonim zgjedhjet

Gazetarja Esiona Konomi u ka kërkuar përfaqësuesve të PD se përse janë në listë të PD Elvis Roshi, Gjin Gjon dhe ish prokurori Arjan...

Spanja cakton shqiptarin Eduard Dervishaj përgjegjës organizativ për Botërorin 2030!

Eduard Dervishaj do të jetë menaxheri i ri i organizimit të Botërorit 2030 në Spanjë i Federatës Spanjolle të Futbollit. Ai ka 35 vite...

Inter 2-0 Barcelona, pjesa e parë mbyllet me dominim total nga zikaltrit

Pjesa e parë e ndeshjes Inter-Barcelona u mbyll 2-0 për italianët. Ekipi zikaltër luajti 45 minutat e para në mënyrë të shkëlqyer, duke gjetur rrjetën...

“Jam i ëmbël, por ka momente që bëhem i hidhur”. Rama replikë me gazetarin

Kryeministri Edi Rama pati edhe një "debat" me gazetarin Mentor Kikia në emisionin "Repolitix" të Denis Mingës në Report TV. Teksa gazetari ndërhyri gjatë...

Lajme të tjera

Web TV