Napoleon Bonaparti ishte një oficer ushtarak dhe politikan francez, një gjeneral i shquar gjatë Revolucionit Francez dhe Perandor i Francës. Figura historike e tij është e diskutueshme, si për arritjet ushtarake, ashtu edhe për aspekte të ndryshme të personalitetit të tij.
Ditët e fundit është publikuar një raport vdekjeje që zbulon detaje të reja për të, publikuar edhe online.
Dokumentet janë zbuluar në arkivat ushtarake të një familjeje në Angli. Në këto letra, të shkruara nga një dëshmitar i afërt, rrëfehet vdekja e perandorit francez në një mënyrë të paprecedentë. Napoleon Bonaparti i jetoi ditët e tij të fundit në ishullin e Shën Helenës, deri sa vdiq më 5 maj 1821.
Tekstet u shkruan nga Major Gideon Gorrequer dhe ishin të destinuara për t’iu dërguar Edward B. Wynard. Në vargje, ai shpjegonte momentin e vdekjes së tij, kur “pikërisht kur dielli perëndoi nën horizont, ai dha frymën e fundit. Ai kishte qenë i detyruar të qëndronte në shtrat që nga 17 marsi”.
Autori përshkruan ditët kur Napoleoni luftoi me sëmundjen, duke thënë se “ai po fundosej që nga dita e parë që u shtri në shtrat”.
Në gjendjen e tij, “ai villte pothuajse çdo gjë që i vinte në fyt dhe mezi pranonte ndonjë ilaç, ose nuk hante asgjë”.
Gideon Gorrquer ishte portieri i Napoleonit dhe ndihmësi i Sir Hudson Lowe, guvernator i territorit të ishullit. Shkrimtari shërbeu në Santa Elena nga viti 1816 deri në vitin 1820.
Letrat u shitën për 30,000 paundë në Colchester, Essex, te një koleksionist anglez. Familja Wynard i ka pasur në zotërim këto dokumente për 204 vjet. Më parë, ishte zbuluar edhe një raport mjekësor i shkruar me dorë nga kirurgu Barry O’Meara, i datës 4 qershor 1818. Doktori përshkruan se si ia hoqi dhëmbin e pjekurisë Napoleonit. m.p.