“Lumë” eurosh në Shqipëri/Zgjedhjet dhe turistët theksojnë tatëpjetën e valutës europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet dhe turizmi po theksojnë tatëpjetën e euros. Vlera e valutës europiane përballë lekut ka rënë në nivelin më të ulët në 17 vite.

Një euro po këmbehet sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë për më pak se 98 lekë. Në krahasim me prillin, valuta europiane ka humbur 1.26 pikë.

"Lumë" eurosh në Shqipëri, zgjedhjet dhe turistët

“Presionin më të madh nëse mund ta themi kështu…po e bën turizmi me shtimin e eurove. Faktori tjetër lidhet me euron informale që qarkullon me përmasa të mëdha në Shqipëri veçanërisht kur ka zgjedhje”, tha eskperti për ekonominë, Adrian Civici.

Duke u kthyer pas në kohë, në maj të vitit 2015, një euro këmbehej mesatarisht për 140.61 lekë duke u zhvlerësuar në 138.52 lekë në2016-n. Valuta europiane ruajti një ekuilibër të qëndrueshëm deri në vitin2022, për t’iu nënshtruar më pas “superlekut”.

"Lumë" eurosh në Shqipëri, zgjedhjet dhe turistët

“Shkaku kryesor është masiviteti i euros në treg. As politika e de-eurizimit nuk ka dhënë efekte në këtë drejtim pasi sasia e euros në treg është shumë e lartë”, shtoi Civici.

Blerjet e detyruara, mbi vlerat e planifikuara, bashkë me eurobondin kanë zgjeruar rezervën valutore të Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në fund të marsit, ajo arriti në gati 7 miliardë euro nga më pak se 6.3 miliardë në shkurt.

"Lumë" eurosh në Shqipëri, zgjedhjet dhe turistët

Në krahasim me marsin e një viti më parë, rezerva valutore është zgjeruar me 1.3 miliardë euro apo me 23 për qind.

“Edhe rritja e rezervës valutore e ka një limit. Ne mund të themi se e kemi cekur atë. Ndaj në këto kushte mundtë pritet një zhvlerësim më tej i euros.”

"Lumë" eurosh në Shqipëri, zgjedhjet dhe turistët

Agjentë të tregut valutor parashikojë se euro do të vijojë të zhvlerësohet edhe në vijim si pasojë e zgjedhjeve dhe afrimit të sezonit masiv turistik veror.

Lexo edhe :  Investitorët nga jashtë ‘joshen’ nga borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare

Për shkak të metodologjisë në kursin e këmbimit, të njëjtën ecuri do të kenë edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi./e.t

Të fundit

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga...

Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Pirro Dima dhe Afërdita Skafida pagëzuan vajzën e tyre të shtunën, më 31 maj. Çifti zgjodhi Faltoren e Shenjtë të Shën Marina Alykou për...

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të...

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen Partizani. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka...

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë...

Lajme të tjera

Web TV