Pickimi i Vejushës së Zezë çon deri në paralizim, mjekja tregon ku gjendet më shpesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ardhjen e stinës së ngrohtë dhe shtimin e aktiviteteve në natyrë, rritet rreziku nga pickimi i zvarranikëve dhe insekteve të ndryshme. Toksikologia Suela Xhufi, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, paralajmëroi për rreziqet që vijnë veçanërisht nga gjarpërinjtë helmues dhe merimanga të rrezikshme.

Në Shqipëri, sipas Xhufit, ekzistojnë gjashtë llojë gjarpërinjsh helmues, me Nepërkën që mban vendin e parë për nivelin më të lartë të toksicitetit. Por jo më pak e rrezikshme është edhe merimanga “Vejusha e Zezë”, e cila ndonëse nuk haset shpesh, mund të shkaktojë pasoja serioze në sistemin nervor në rast se nuk trajtohet menjëherë me kundërhelm.

Toksikologia Suela Xhufi veçoi edhe qytetet në Shqipëri ku raportohen rastet më të shpeshta të pickimit nga Vejusha e Zezë:

“Lushnja, zonat e Dhërmiut pjesës së bregut, Vejusha e Zezë rri në zona të thata, në fusha me grurë. Kemi pas edhe disa raste në Pezë, por zakonisht në jugun e Shqipërisë dhe në Lushnje. Zakonisht pacientët janë ata persona që merren me bujqësi. Ose persona që shkojnë në zona të pabanuara ku ka gurë dhe ti i afrohesh në habitatin e vet. Nuk kanë tendencën që të jenë agresiv, por kur i afrohesh në habitatin e vet, sidomos në këtë periudhë që po çiftëzohet bëhet më agresive dhe helmi më toksi“, shprehet toksikologia.

“Antivenomi është shumë i rëndësishëm. Shpëton jetë,” theksoi Xhufi. Ajo rrëfeu një rast të rëndë të një pacienteje 45-vjeçare, e cila ndonëse ishte në një gjendje të shkëlqyer kardiake, pas pickimit nga Vejusha e Zezë mbeti invalide. “Ishte pickuar në qafë gjatë punës në bujqësi dhe mbeti me një dëmtim kardiak madhor,” tha mjekja.Vizion Plus/E.S

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV