Spanja cakton shqiptarin Eduard Dervishaj përgjegjës organizativ për Botërorin 2030!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Dervishaj do të jetë menaxheri i ri i organizimit të Botërorit 2030 në Spanjë i Federatës Spanjolle të Futbollit. Ai ka 35 vite eksperiencë në futbollin ndërkombëtar, pasi ka punuar për FIFA, UEFA dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ky rol i ri i tij u caktua zyrtarisht nga presidenti i RFEF, Rafael Louzán:

“Ia kemi dhënë këtë detyrë një personi i cili ka shumë kohë që punon në federatën tonë. Eduardi do të jetë drejtuesi i ri. Ai ka organizuar shumë turne me FIFA dhe UEFA”.

Dervishaj më parë ka qenë drejtor i departamentit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve. Me rolin e ri, ai do të jetë pika e kontaktit e Federatës Spanjolle me FIFA-n për gjithçka që ka të bëjë me Botërorin 2030 dhe do të jetë koordinator për marrëdhënien me shtetet e tjera organizatore. m.p.

Të fundit

Abdixhiku i fton partitë parlamentare për qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare...

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Gjithçka është gati për Konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Këtë të mërkurë, 133 kardinalët zgjedhës nga...

Shpërthen tjetër luftë? India sulmon Pakistanin me raketa

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë shpërthyer sërish pas një serie sulmesh me raketa të kryera nga ushtria indiane ndaj territorit pakistanez. Sipas ushtrisë...

Pagat/ Në Shqipëri arriti 770 euro në 2024-n, në rajon i ka kaluar 1000 euro në muaj

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në krahasim me një...

80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Deri pasditen e djeshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144.783 zarfa me votën e diasporës. Janë rreth 80 mijë zgjedhës të cilët...

Lajme të tjera

Web TV