U zu poshtë nga masivi i inerteve, ende asnjë shenjë nga 29 vjeçari në Mat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Policia e Komisariatit të Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.

Ndërkohë, për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit kanë nisur kërkimet prej tre ditësh, por ende pa rezultat, pasi pajisjet e kërkimit nuk po e lokalizojnë vendin për shkak të masivit të madh të mineralit.

Ndërkohë, ka reaguar edhe babai i 29-vjeçarit, i cili kërkon ndihmë nga shteti për të shtuar forcat për gjetjen e trupit të djalit të tij.

Në vendngjarje, prefekti i qarkut Dibër, Nezhmedin Shehu, u shpreh se po bëhen të pamundura për gjetjen e trupit, por është shumë e vështirë për shkak të volumit të madh të mineralit./E.S

Të fundit

Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Më 25 prill 2021, shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Përballja ishte mes Edi Ramës, kryeministër dhe kryetar i Partisë...

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale...

Zgjedhjet, ky është parashikimi final i “Fjala.al” për shpërndarjen e mandateve

Teksa jemi tri ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, "Fjala.al" përcjell parashikimet e redaksisë për rezultatet sipas qarqeve. Kjo është prognoza jonë për 11 majin: SHKODRA...

SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen? Reuters: Rrjedha e gazit rus në Evropë…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, po kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë, raporton Reuters. Burime pranë diskutimeve dypalëshe...

Real Madrid apo Bayern, ku do të shkojë Wirtz? Gjermani flet për Sports Illustrated

Florian Wirtz nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, edhe pse mediat gjermane e quajnë të kryer se në verë ai...

Lajme të tjera

Web TV