Një 57-vjeçar është transportuar në spitalin e Elbasanit me lëndime në kokë dhe në trup. Policia thotë se 57-vjeçari është transportuar me autoambulancë në spital.
Dyshimet janë se plagët janë shkaktuar nga një aksident rrugor, por deri më tani nuk ka asnjë detaj se çfarë mund të ketë ndodhur.
57-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
“Rreth orës 08:00, është marrë njoftim nga spitali rajonal i Elbasanit, se është transportuar me autoambulancë, në spital, shtetasi K. M., 57 vjeç, i cili ka dëmtime në kokë dhe në trup, të cilat dyshohet paraprakisht se janë shkaktuar nga aksident rrugor. 57-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, njoftoi policia./E.S