Edona Bilali kërkon votën në qarkun e Shkodrës: Hiqni dorë nga tifozllëku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja dhe kandidatja e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, Edona Bilali rikthehet për të kërkuar votën e shkodranëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo thekson se puna konkrete që është bërë në këto vite në Shkodër, I jep më shumë besim për ti kërkuar votën qytetarëve.

“Për mua është kënaqësi që garoj sërish nën siglën e Partisë Socialiste, ndryshe nga sa garoja për herë të parë, tashmë shkojmë tek qytetarët shkodranë jo vetëm me premtime por me punë konkrete të realizuara. Shkodra ngado që kthehesh është kantier, është më e kollajtë edhe për mua si përfaqësuese e PS me kërku një vazhdimësi që ritmi i punëve të mira dhe projekteve akoma ma ambicioze që qeveria ka për Shkodrën mos me njoftë ndalesë”, tha ajo.

Bilali rëndit disa nga arritjet e rëndësishme që ka lobuar për Shkodrën gjatë këtyre 4 viteve.

“Kartoni Jeshil është një nga iniciativat që e kam marrë shumë për zemër për shkak të një numri shumë të madh të komunitetit që e kërkonin nga Shkodra por dhe në rolin e ministres për sipërmarrjen përveç se me lehtësu disa praktika aplikimesh me biznesin gjithashtu u krijua një ligj i posatçëm, ligji i start up-ve, u themelua një axhensi e cila gjithashtu disbursoj 10 mln euro brenda një mandate i cili ishte dhe premtimi i Partisë Socialiste në vitin 2021”, shton kandidatja për deputete e PS-së.

Në fund Bilali bën thirrje që vota për Partinë Socialiste është garanci për vazhdimësinë e investimeve në Shkodër.

“Sot nëse një shkodran voton pa tifozllëk, e ka zgjedhjen shumë të thjeshtë. Për cerdhe e kopshte me infrastrukturë ma të mirë, për shkolla ma të mira , diploma duale, infrastrukturë publike , kande lojrash pa pagesë për fëmijët, për ndihëm ekonomike ma të madhe …”.

Lexo edhe :  Asambleja e KiE do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Edona Bilali është një nga kandidatet e Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në listat e hapura. m.p.

Të fundit

PSG apo Inter, cila e fiton Champions League? Superkompjuteri bën parashikimin

Paris Saint-Germain është favoriti për të fituar Champions League, sipas sajtit të specializuar të statistikave, Opta. Pas një paraqitjeje spektakolare...

Babai mbante ‘të burgosura’ vajzat në shtëpi dhe abuzonte seksualisht

Një 68-vjeçar nga Brazili ua kishte kthyer jetën fëmijëve të tij në një makth. Babai akuzohet se i ka mbajtur robër dy vajzat e tij,...

“Një ëndërr që bëhet realitet”, përurohet Xhamia e Plumbit në Shkodër

“Një ëndërr që bëhet realitet”. Me këto fjalë e ka përkufizuar inaugurimin e Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Ku objekt...

Lojtari serb vlerëson kombëtaren shqiptare: “Askush nuk i dominon dot në fushë”

Është i ri, por një nga shtyllat e ekipit. Strahinja Pavlovic përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e kombëtares së Serbisë, ndërsa vëmendja e...

Evi Kokalari zbulon prapaskenën: Gazetari bëri atë postim falë 6 mln $ të Berishës

Masa ‘non grata’ ndaj Sali Berishës nuk është hequr dhe postimi i gazetarit Mark Caputo ishte vetëm për një interferencë në fushatën elektorale, për...

Lajme të tjera

Web TV