Ellen nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të jetesës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ellen DeGeneres duket se ende nuk është përshtatur me jetën e saj të re në rajonin e Cotswolds, Angli, pasi u zhvendos nga Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit 2024. Ajo dhe partnerja e saj, Portia de Rossi, u larguan nga SHBA-ja pas rizgjedhjes së Donald Trump si president.

Në një video të ndarë së fundmi në Instagram dhe të regjistruar nga Portia, DeGeneres përpiqet të kositë lëndinën në shtëpinë e tyre të re në fshat. Video nis me prezantuesen, e cila përpiqet të ngasë një traktor dhe përfundon me një fragment, ku Ellen përpiqet, por nuk ia del dot të ngjis traktorin në një terren disi të vështirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ellen DeGeneres (@ellendegeneres)

Megjithatë, ato që bien në sy janë flokët e saj, të cilat duket se ka vendosur t’i errësojë, pas shumë vitesh bionde.

DeGeneres nuk është i vetmi personazh i famshëm që u largua nga SHBA-të pas fitores së Trump në zgjedhje. Rosie O’Donnell zbuloi nëpërmjet TikTok se u largua nga vendi më 15 janar 2025, pesë ditë para inaugurimit të Trump dhe u zhvendos në Irlandë./E.Ç

Të fundit

Bardhi reagon pas shtyrjes së seancës: Parlamenti nuk është prona juaj

Nuk do të ketë seance plenare të enjten. A2 CNN mëson se seanca është shtyrë për të hënën më...

Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni i lavdisë në hijen e “superlekut”

Nga froni i lavdisë, në hijen e “Superlekut”. Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion,...

Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i luftës në Kosovë pasi u firmos kapitullimi ushtarak serb

8 Qershor 1999 Pas gati 11 javësh bombardimesh ajrore të pandërprera nga forcat e NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturore në Jugosllavi, regjimi i Slobodan...

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ilir Metën

Prokuroria e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa avokati i tij,  Kujtim Cakrani në një deklaratë...

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese vendosi të lërë në...

Lajme të tjera

Web TV