Gent Sejko: BSH kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kjo u bë me dije nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për shtyp ditën e sotme, i cili tha se u vendos një tavanë për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë një shtëpi.

Sipas tij, maksimumi i huasë në lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë.

‘Vendosëm një tavan për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kemi vënë tavan për këstin e kredisë. Maksimumi i huasë në lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj vlera e kredisë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Është më e ulët për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Kësti ndaj të ardhurave si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj. Ndërsa për shtëpinë e dytë raporti do të jetë kësti i kredisë jo më shumë se 35% e totalit të të ardhurave dhe për kredinë në valutë sa 30% e totalit të të ardhurave’, tha ai.

Teksa u ndal tek profili i rritjes ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, ai tha se ka mbetur i ngjashëm me atë të vitit të shkuar.

‘Profili i rritjes ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 duket se ka mbetur i ngjashëm me atë të vitit të shkuar. Rritja ekonomike ka vijuar të pasqyrojë zgjerimin e konsumit familjar, investimeve të biznesit, dhe të ardhurave të turizmit. Rritja e konsumit dhe e investimeve të sektorit privat pasqyron bilancet e shëndosha të biznesit e të familjeve, besimin e tyre për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme financiare në vend. Nga ana tjetër, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, bilanci i shkëmbimit tregtar të mallrave pritet të ketë një kontribut negativ, ndërsa politika fiskale vijon të ruajë trajta konsoliduese. Ky profil kërkese vijon të ushqejë kryesisht zgjerimin e sektorëve të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë një ecuri më të ngadaltë’, tha ai.

Lexo edhe :  Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë nisi të hartojë masat që do të ndërmerren për të kufizuar kredidhënien për pasuri të paluajtshme për shkak të ekspozimit të bankave ndaj këtij sektori. Banka studioi mundësinë për të caktuar tavan për vlerën e kredisë që mund të jepet për blerje prone apo për afatin e shlyerjes.

Pika tjetër që u vlerësua nga Banka kishte të bënte me kufizimin e maturimit të kredisë, pasi kreditë për individë kanë afate kthimi deri 30 vjet, ndërsa u shqyrtua edhe aplikimi i kushteve shtesë për kreditë për blerje të shtëpisë së dytë apo të tretë për qëllim investimi. m.p.

Të fundit

Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë Nancy VanHorn, zbardhen bisedimet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të...

“Jam në top formë”, Ilir Meta mesazh gazetares: Të ftoj në qelinë time!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një shënim publik nga qelia dhe fton gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet...

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat, dua dënim përjetë

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot. Në deklarimin...

Lulzim Basha, kukulla që kurdiset sipas stinës

Në botën plot 'meme' të politikës shqiptare, pak figura kanë arritur të jenë kaq autentike sa Lulzim Basha, i cili duket si një kukull...

Tregjet “mbyten” me marka luksoze. Qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete "Easy" për vetëm 30 euro,...

Lajme të tjera

Web TV