Gjermani/ Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani.

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani,Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.

Reformë e thellë ekonomike dhe sociale

Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratur më parë një paketë masash qindra milionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime.

Një tjetër objektiv madhor është reduktimi drastik i burokracisë, me qëllim që Gjermania të bëhet më atraktive si për investitorët, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një vend për të jetuar. Për këtë arsye, koalicioni synon të krijojë një Ministri të Digjitalizimit, e cila do të përqendrohet pikërisht në këtë çështje. “Pajisjet e vjetra, si faksi, duhet të dalin jashtë përdorimit,” tha në mënyrë simbolike bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, dhe shtoi: “Tregjet ndërkombëtare duhet të marrin sinjal të qartë se këtu mund të investohet.

Ashpërsohet politika e migracionit

Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë: “Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.

Lexo edhe :  Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time!

Përgjysmohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor

Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).

Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm

Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.

CDU merr Ministrinë e Jashtme

Për herë të parë pas dekadash, Ministria e Jashtme do t’i kalojë Unionit Kristian-Demokrat. Nuk është bërë ende e ditur se kush do ta drejtojë atë, por në media përfliten disa emra. Ndër më të përfolurit është Johann David Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një njohës i vjetër i rajonit të Ballkanit Perëndimor. 62-vjeçari është themelues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor brenda CDU/CSU-së në Bundestag, një grupim ky që ka luajtuar një rol të fuqishëm në formulimin e politikave evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së qeverisjes së ish-kancelares Angela Merkel.

Qeveria e re gjermane pritet të formohet në fillim të muajit maj, pasi marrëveshja të miratohet edhe nga baza e tri partive./DW/E.S

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV