Kandidati me kokainë në xhep, reagon “Shqipëria Bëhet”: Një dozë ishte, jo tonelata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ferdinand Dervishi, gazetar i njohur dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se kandidati i Sarandës Ergys Isufi është kapur sot me një dozë kokainë në xhep nga Policia e këtij qyteti.

Ai replikon me ministrin Taulant Balla, i cili ka shpërndarë lajmin e prangosjes së Isufit dhe ironizon partinë e Adriatik Lapaj. Ferdinand Dervishi thotë se kandidati i tyre është kapur me një dozë në xhep, jo me tonelatan si ato që kalojnë në Portin e Durrësit.

Megjithatë, gazetari dhe kandidati i “Nismës Shqipëria Bëhet” thotë se ata nuk i besojnë Policisë së Shtetit, për shkak se në 48 orët e fundit janë dy ngjarje që cënojnë kandidatët e tyre.

“Po o profesor i sharjes dhe shpifjes! U kap duke blerë një dozë – thotë zyrtarisht Policia. Nuk u kap duke mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis në 2016 me urdhër nga zyra e km tënd. Nuk ka lidhje as me tonelatat me kokainë që kalojnë prej 3 vitesh pa asnjë humbje ne një nga Portet e Durrësit.

U kap duke blerë një dozë dhe ne e dënojmë edhe vetë po të jetë e vërtetë, por të presim pak edhe versionet që nuk janë të shtetit tuaj.

Se pas ashpërsimit të gjuhës së km tënd ndaj “Shqipēria Bëhet” u bënë dy incidente ne 48 orë. Kërcënimin e kandidates sonë ne Durrës e e falsifikuat me urgjencë duke ja faturuar një qytetari me çrregilullime mendore. Për këtë të Sarandës duhet të presim”, shkruan Ferdinand Dervishi. m.p.

Të fundit

PSG apo Inter, cila e fiton Champions League? Superkompjuteri bën parashikimin

Paris Saint-Germain është favoriti për të fituar Champions League, sipas sajtit të specializuar të statistikave, Opta. Pas një paraqitjeje spektakolare...

Babai mbante ‘të burgosura’ vajzat në shtëpi dhe abuzonte seksualisht

Një 68-vjeçar nga Brazili ua kishte kthyer jetën fëmijëve të tij në një makth. Babai akuzohet se i ka mbajtur robër dy vajzat e tij,...

“Një ëndërr që bëhet realitet”, përurohet Xhamia e Plumbit në Shkodër

“Një ëndërr që bëhet realitet”. Me këto fjalë e ka përkufizuar inaugurimin e Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Ku objekt...

Lojtari serb vlerëson kombëtaren shqiptare: “Askush nuk i dominon dot në fushë”

Është i ri, por një nga shtyllat e ekipit. Strahinja Pavlovic përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e kombëtares së Serbisë, ndërsa vëmendja e...

Evi Kokalari zbulon prapaskenën: Gazetari bëri atë postim falë 6 mln $ të Berishës

Masa ‘non grata’ ndaj Sali Berishës nuk është hequr dhe postimi i gazetarit Mark Caputo ishte vetëm për një interferencë në fushatën elektorale, për...

Lajme të tjera

Web TV