Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Has, ku një 34- vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla, teksa shkak dyshohet se është një konflikt pronësie dhe hakmarrje. Viktima është Reshit Sallahu, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga Ylber Jaku, 41-vjeç. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën. Viktima u gjet brenda makinës së tij, e cila kishte përfunduar në një kanal anësor në rrugë.
Sipas policisë, ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët. m.p.