PE “urdhëron” Kosovën të vazhdojë reformat për anëtarësim në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg

Te mbledhur ne nje seance parlamentare ne Strasburg, Eurodeputetet diskutuan raportin e z. Riho Terras i cili ka vizituar Prishtinen dhe Mitrovicen bashke me nje grup eurodeputetesh te cilet hartuan bashkarisht nje raport me 71 paragraf per vitin 2023 dhe 2024, pa perfshire vitin 2025 , vit ne te cilin Kosova organizoi zgjedhjet parlamentare.

Bashkimi Europian eshte i vendosur qe te ndihmoje Kosoven te dali nga zona gri, nderkohe qe pese shtetet Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia qe nuk kane njohur deri me tani shtetin e pavarur te Kosoves duhet ta bejne ate pa vonese. Nderkohe ne raport thuhet se Kosova duhet te punoje me shume ne drejtim te luftes kunder korrupsionit ku eshte ngjitur ne klasifikim me 10 vende, lirine e medias dhe per pavaresine e gjyqsorit. Shikohet me sy pozitiv angazhimi aktiv i Kosoves ne Planin e Rritjes se BE-se dhe duhet te behen perpjekje per arritjen e dialogut me Serbin, dialogu eshte i vetmi mjet qe ekziton per qetesimin e marredhenieve midis dy vendeve. Z. Peter Seresen eshte caktuar ne kete detyre dhe do te gjej ai strategjite e funksionimit te ketij dialogu tha z. Terras ne koferencen e shtypit me kete tematike. Gjithashtu duhet te respektohen marreveshja e Brukselit dhe e Ohrit Raporti i kerkon Bashkimit Europian te mbaje nje qendrim me te forte ne nderhyrjet e te jashtmeve ne punet e brendshme te Kosoves. Lihet si detyre nje projekt me fokus angazhimin e serbeve ne veri te Kosoves ne perditshmerine politike sociale te vendit. Vleresohet vija politike e cila eshte ne perputhje me BE-ne dhe perkrahja qe eshte dhene per Ukrainen, dhenia e azilit politik gazetarit ukrainas dhe atij nga Afganistani.

Lexo edhe :  Kosovë, vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar

Parlamenti urdheron Kosoven te perparoje ne reformat per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Kosova ka bere nje perparim te dukshem ne reformen zgjedhore per te cilen dhe Marta Kos eshte shprehur pozitivisht, qendrueshmerine ekonomike dhe ne mbrojtjen e te drejtave themelore.Por sigurisht qe ka sfida te rendesishme perpara si dixhitalizimin e sherbimeve publike, lirise se shtypit, reformave zgjedhore. Ne kete rruge do te kete mbeshtetjen e Bashkimit Europian.

“Është e qartë se procesi i integrimit të Kosovës ka nevojë për një shtysë të re – një kapitull i ri duhet të hapet në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Të gjitha forcat kryesore politike në Kosovë mbështesin fuqimisht anëtarësimin në BE. E ardhmja e Kosovës është brenda familjes evropiane dhe ne do të punojmë së bashku për të zbatuar axhendën e BE-së.

Nuk duhet lene Rusia e Kina te shfrytezoj vakumin mes Kosoves e Serbise. Gjithashtu duhen respektuar pakicat bullgare, per te cilat eshte bere dhe nje anketim ku kane marre pjese 500 bullgare qe banojne ne Kosove dhe do te shikohet ky anketim me shume kujdes, por nuk eshte shqetesues.

Kosova do te punoje fort per te realizuar Planin e Rritjes per Ballkanin Perendimor ku nuk do t’i mungoje mbeshtetja e BE-se, persa kohe Kosova eshte pro politikes se saj. Grupi i raportuesve kishte pikasur qe Kosova kishte nje vend me rini te shkolluar. Tashme Kosova ka objektiva te sakta dhe do te dij te punoje fort per arritjen e tyre. m.p.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV