Shpërthen tjetër luftë? India sulmon Pakistanin me raketa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë shpërthyer sërish pas një serie sulmesh me raketa të kryera nga ushtria indiane ndaj territorit pakistanez. Sipas ushtrisë së Pakistanit, janë goditur tre qytete: Kotli, Bahawalpur dhe Muzaffarabad. Lajmin e konfirmoi gjenerali Ahmed Sharif Chaudhry për median pakistaneze “ARY News”, ndërsa pala indiane deklaroi se kishte nisur “Operacionin Sindoor” për të shkatërruar baza të dyshuara terroriste.

Ministria indiane e Mbrojtjes tha se veprimet e saj ishin “të sakta dhe të maturuara”, duke shtuar se nuk janë shënjestruar struktura ushtarake pakistaneze dhe se sulmet erdhën pas një sulmi më 22 prill në Pahalgam, ku humbën jetën 26 persona – shumica turistë. India fajëson militantët me lidhje në Pakistan për këtë akt.

Pakistani konfirmon tre të vrarë dhe 12 të plagosur, përfshirë civilë. Në Bahawalpur, një raketë goditi një xhami, ndërsa në Muzaffarabad u raportuan shpërthime dhe një ndërprerje totale e energjisë elektrike. Të dy qytetet ndodhen në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani, ndërsa Bahawalpur është në provincën Punjab.

Në reagim, avionë pakistanezë u ngritën menjëherë në ajër, ndërsa autoritetet theksuan se raketat u lëshuan nga hapësira ajrore indiane, pa hyrë në territorin ajror të Pakistanit. Gjenerali Chaudhry paralajmëroi se “sulmet nuk do të mbeten pa përgjigje” dhe se Pakistani do të reagojë “në kohën dhe vendin që do të zgjedhë vetë”./ E.S

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV