Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League.
Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe hipotekuan kualifikimin në Mynih me një ndeshje thuajse të përkryer.
Golin e parë të takimit e shënoi Fabian Ruiz në minutën e 28-të. Arsenali tentoi të merrte barazimin dhe provoi disa herë drejt portës së vendësve, por pa rezultat. Pjesa e dytë u bë edhe më e lehtë për Parisin, sidomos pas golit të Hakimit në të 72′.
Hakimi ngushtoi disavantazhin pas 5 minutash me një gol të bukur, por për fatin e keq të Arsenalit, i pamjaftueshëm për kalimin më tej.
Kjo është hera e dytë që Parisi kap finalen e Champions League. Herën e parë e humbi përballë Bayern në Lisbonë në vitin 2020 në një stadium bosh, kur pandemia kishte pllakosur dhe kushtëzuar thuajse çdo gjë në botë. m.p.