Vrasja në Has, dalin detaje të reja: Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fshatin Plan në Has.

Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë, sipas gazetarit të Top Channel, Bekim Lekica.

Këtë mëngjes, autori 41-vjeçar e zuri viktimën në pritë afër banesës. Ylber Jaku është autori i vrasjes së Ryshyt Sallahut. Sherri me sende të forta mes familjes Sallahu dhe Jaku ndodhi për motive pronësie. Sot policia e arrestoi 21-vjeçaren, motrën e viktimës, por konfliktin e la të hapur, duke mos e parandaluar ngjarjen tragjike.

Ajo goditi prindërit e autorit të vrasjes, A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe, ku babai mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen: A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë. m.p.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Alternativat që mund të pasojnë Françeskun

Ndërsa sot vijon dita e dytë e konklavës, ka disa kandidatë që janë pretendentë për të pasuar Papa Françeskun. Kardinali...

Mënyra se si e ruani emrin e partnerit në telefonin tuaj tregon shumë për marrëdhënien

Ironike apo jo: mënyra se si e ruani emrin e partnerit në telefonin tuaj mund të zbulojë shumë për mënyrën se si e përjetoni...

PSG apo Inter, cila e fiton Champions League? Superkompjuteri bën parashikimin

Paris Saint-Germain është favoriti për të fituar Champions League, sipas sajtit të specializuar të statistikave, Opta. Pas një paraqitjeje spektakolare në gjysmëfinale kundër Arsenalit, ekipi...

Babai mbante ‘të burgosura’ vajzat në shtëpi dhe abuzonte seksualisht

Një 68-vjeçar nga Brazili ua kishte kthyer jetën fëmijëve të tij në një makth. Babai akuzohet se i ka mbajtur robër dy vajzat e tij,...

“Një ëndërr që bëhet realitet”, përurohet Xhamia e Plumbit në Shkodër

“Një ëndërr që bëhet realitet”. Me këto fjalë e ka përkufizuar inaugurimin e Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Ku objekt...

Lajme të tjera

Web TV