BKH zbarkon në shtabet e Tom Doshit/ Lala: U gjetën para, lista me emra dhe tollona nafte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për krimet zgjedhore dhe aksionin e sotëm të BKH-së në Shkodër, ku kanë “mësyrë” në shtabet e Tom Doshit.

Gazetarja tha se janë gjetur para dhe lista votuesish, ndërkohë që dha detaje nga kontrollet e zhvilluara dhe hetimet e deritanishme për korrupsion në zgjdhje dhe shitblerje të votës.

“BKH, disa agjentë, të mbështetur nga policia, kanë ushtruar kontrolle personale dhe të automjeteve për disa shtetas që dyshohen si pjesë e shtabeve elektorale të zotit Tom Doshi.

Është hera e parë që kur ka nisur fushata, është hetim i nisur nga ana e policisë dhe është vënë në lëvizje SPAK. Gjykata e Posaçme ka firmosur 6 urdhër kontrolle, që kanë të bëjnë me 6 shtetas, 9 automjete dhe u janë marrë celularët. Janë ushtruar kontrolle në Vaun e Dejës dhe Malësinë e Madhe. Janë gjetur të dhëna interesante.  Po hetohet për korrupsion në zgjedhje, shitblerje të votës.

Gjatë kontrolleve, janë kontrolluar 7 persona, një punonjës i OSHE. Janë marrë 7 celularë. Është ushtruar kontroll në 9 automjete, njëri në pronësi të OSHEE. Po ashtu janë gjetur lista me emra qytetarësh. Është operacion i koduar premtimi. Deri tani, përmes dëshmitarëve dhe vëzhgimeve në terren, rezulton se janë premtuar para në këmbim të votës. Janë firmosur urdhër kontrolle. Nuk ka patur të ndaluar sepse po kryqëzohen të dhënat, në telefonat dhe vëzhgimet në terren. Po ashtu, rezulton se ka të dhëna, bëhet fjalë për një krim që vijon dhe mund të gjenden dhjetëra komunikime, mund të japin të dhëna për arrestimin e personave. Një prej personave nuk ka pranuar kontrollin e policisë dhe është shoqëruar në komisariat, por pastaj është lënë i lirë.

Lexo edhe :  Avioni i parë zbret në pistën e Aeroportit të Vlorës, Balluku: Moment historik!

Janë gjetur lista me emra qytetarë dhe shumat përkatëse që dyshohet se do t’ju jepeshin qytetarëve. Janë gjetur shuma parash dhe tollona nafte.

Ky kontroll në Vaun e Dejës vjen pak ditë pasi Rama ishte në Shkodër. Tërhoqi vëmendjen një kritikë e tij në adresë të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, la të nënkuptohet se zyrtarë mund të punon në favor të Tom Doshit. Tha “Kristian mos luaj me dy porta”. Kryeministri zgjodhi të bënte shembull. Pra janë fokusuar në Vaun e Dejës dhe zonën e Malësisë së Madhe.

Është pak a shumë si rasti i Elbasanit në zgjedhjet e kaluara. Ky operacion po vijon. Me sa kam kuptuar, kam konstatuar që ndonjëeri që është pjesë e shtabeve mund të jetë infiltruar, pasi Prokuroria ka patur informacion të saktë dhe të detajuar. Ata kanë shkuar në pikat përkatëse pa problematikë, i kanë zënë në flagrancë pa patur mundësi të heqin paratë dhe listat.

Zoti Dumani ka qenë në Shkodër, ka kërkuar hetim për korrupsionin, shitblerjen, etj. Ka shkuar edhe në Lezhë sepse edhe atje ka një hetim që po vijon dhe ka të dhëna për shitblerje të votës”, tha Lala. /e.t

Të fundit

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

A mund të udhëtojë Berisha drejt SHBA-së?/ LaCivita flet për herë të parë

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në një emision televiziv. LaCivita foli për non...

Gazetarët “gozhdojnë” kryeministrin/ Rama: Fevzi ça u ke dhënë për të pirë?!

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion. Përballë gazatarëve, Rama u pyet lidhur me inceneratorët dhe pagesat për to, ndërkohë që nuk...

Lajme të tjera

Web TV