“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të folur për sfidat e qeverisjes, procesin e integrimit në BE, modelin e tij të fushatës dhe pritshmëritë për të marrë një mandat të katërt.

Përballë autores dhe moderatores Grida Duma, Rama sqaroi pse ka zgjedhur që në këtë fushatë elektorale të ketë këngë dhe valle popullore, teksa gazetarët e “Top Story” evidentojnë se në takimin hapës të fushatës në Tiranë, nga aktiviteti 2 orë e 25 minutësh, 59 minuta ishin muzikë e valle.

Edi Rama: Nuk keni kuptuar asgjë nga pse-ja e atij debati. Arsyeja e atij formati lidhet me atë që ka ndodhur gjatë gjithë fushatës, se e kam diskutuar kur kam qenë në tryezë, duhet të gjejmë një mënyrë që ta bëjmë më të lehtë për njerëzit se sa mblidhu, mbaj fjalime. Njerëzit kur të vijnë nuk duhet vetëm të rrinë aty, por le të shohim se si mund të krijojmë një atmosferë që t’i japë politikës, t’i japë fushatës një pamje më njerëzore, më të relaksuar. Ne i futëm karriget nëpër mitingje, tani i përdorin të gjithë, se edhe kjo ka qenë diskutim thosha pse rrinë të gjithë në këmbë, edhe unë po të isha do më dukej vetja i përdorur. Futëm karriget, hoqëm fytyrat nga rrugët, nga shtyllat, sa më pak billborde, edhe ato që janë vënë, unë kam qenë kundër. U kam thënë mos vini asnjë billboard, mos ta ndotim Shqipërinë, dhe të bëjmë një fushatë sa më të relaksuar. Të gjithë drejtuesit politikë kanë dhënë një mesazh të shkurtër, kanë prezantuar kandidatët, kanë nxjerrë traditat e zonave si këngët apo valleve. Se u shqetësua mjedisi i kënetës mediatike nga tallavaja se gdhihen me Moxartin dhe flenë me Shopenin.

Lexo edhe :  Babai i Ilaria Sulës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Grida Dumani: Por nëse media e gjykon, është kënetë

Edi Rama: Nuk është për këtë. Këneta mediatike është për shumë arsye. Nëse do bëni një kërkim dhe do merrni orët që konsumoni në këto studio për të folur për Shqipërinë reale dhe problemet, kjo nuk ka lidhje me realitetin./e.t

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV