Fluturimi i parë certifikues ka realizuar një moment të rëndësishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli zbriti në pistën e këtij aeroporti të ri, ku u prit ngrohtësisht nga Kryeministri Edi Rama.
Në një moment të ngarkuar me emocione dhe humor, Rama bëri një koment duke thënë: “Syri i keq plasi se Baca zbriti, po shkon njëherë në Vlorë që ta shohë Vlora dallëndyshen e parë që lajmëron një pranverë në të gjitha sezonet e aeroportit.”
Ky fluturim simbolizon hapjen zyrtare të një projekti të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit në Vlorë, që pritet të ketë ndikim të madh në lidhjet ndërkombëtare dhe në ekonominë e rajonit./E.S