Berisha tha se “forcë në botë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka”, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë PD-në.
“Këto 100 ditë janë jetike por më jetike se çdo gjë është 11 maji. Ua them unë ju, me 11 maj asnjëri prej nesh nuk ka patur votë më të rëndësishme për fatin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Ne po ecin drejt humnerës, pa të rinj. Një komb pa të rinj nuk ka të ardhme.
T’i thërrasim gjakut tonë, shpirtit tonë, mos të pranojmë këtë të keqe të madhe. është një kushtrim, që buron nga shpirti i çdo atdhetari, nga shpirti i çdo qytetari të Lezhës, nuk ka lidhje me partinë.
Sot, është kohë besëlidhjeje, është kohë që të vendosim, por edhe të dëgjojmë. Katër rezoluta nga të gjitha forcat politike konservatore që damkosin Edi Ramën, armik të votës tuaj.
Ne kemi vlerësimin më të madh për çdo punonjës që zbaton ligjin, ai është shërbëtor i qytetarëve ndaj u themi nuk duhet të kenë asnjë ndrortje
Më 11 maj, votoni për historinë, për ndryshimin. Keni respektin dhe mbrojtjen tonë. Patronazhistët do marrin fundin e tyre. Patronazhistët nuk e ngatërrojmë kurrë me ju burra dhe gra të ndershëm që u shërbeni qytetarëve shqiptarë.
Forcë në botë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka. Ju ftoj qytetarë të votoni ndryshimin”, tha Berisha./e.t