LaCivita i bindur për fitoren/ Berishës mund t’i zësh besë, Ramën do ta pushojmë nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strategu amerikan i fushatës së PD dhe ASHM, Chris LaCivita është i bindur se opozita do të dalë triumfuese në zgjedhjet e 11 majit që do të mbahen në Shqipëri.

Gjatë fjalimit të tij në mbylljen e fushatës në Lezhë, LaCivita u shpreh se Rama do të pushohet nga puna më 11 maj ndonëse do të përpiqet të përdorë çdo marifet për të qëndruar në pushtet.

“Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën. Do ti themi je i pushuar. Është koha ti japim fund korrupsionit, dështimit ekonomisë dhe varfërisë. Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet.Prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ju që jeni këtu, të shkoni të votoni, të merrni miqtë dhe familjarët tuaj.

Dr. Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në.Ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë. Por nga të gjitha drejtat që kemi, asnjë prej tyre nuk mund të ekzistojë, nëse ju nuk do të shkoni të votoni. Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë. Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë”, tha amerikani LaCivita. /e.t

Të fundit

Rama mbledhin mbi 10 mijë mbështetës në Parkun Olimpik, Berishës i ngelin karriget bosh

Pas takimeve elektorale maratonë nga veriu në jug, Partia Socialiste po mban këtë të premte mitingun përmbyllës të fushatës...

Nis takimi përmbyllës i fushatës së PS/ Rama shoqërohet nga bashkëshortja Linda

Partia Socialiste po zhvillon këtë pasdite mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Tubimi i fundit i socialistëve...

Takimi përmbyllës i fushatës elektorale të PS/ Parku Olimpik mbushet me socialistë(VIDEO)

Siç shihet nga pamjet, parku është mbushur nga mbështetës të kësaj force politike, e cila kërkon mandatin e katërt qeverisës. Kujtojmë se në një videomesazh...

Denoncimi i Këlliçit/ Ambulancat do shpërndajnë para natën, kam informacione të sigurta!

Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë sot një deklaratë të fortë për mediat, duke denoncuar një skenar të dyshimtë që, sipas tij,...

Udhëtime pa bagazh: Tendenca e re që ju kursen para dhe kohë në aeroporte

Udhëtimi me avion shpesh shoqërohet me një mori sfidash: radhë të gjata, tarifa të larta për bagazhet dhe përpjekjet e përhershme për të paketuar...

Lajme të tjera

Web TV