Legjenda Zanetti bekon yllin e Interit: Fiton Champions dhe ‘Topin e Artë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe aktualisht zëvendëspresident i klubit, ka shprehur ëndrrën e tij për një kalim simbolik të stafetës: nga një kapiten argjentinas te një tjetër, nga dora e tij te ajo e Lautaro Martinez.

Në një intervistë për Radio La Red, pas përballjes epike kundër Barcelonës, Zanetti foli për rrugëtimin e Interit drejt finales së madhe të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, që do të luhet më 31 maj në Mynih.

“Jam krenar për performancën e Interit,” tha Zanetti. “Midis ndeshjes së parë dhe të dytë me Barçën, skuadra tregoi përkushtim dhe kapërceu shumë vështirësi. Në gjysmëfinale u përballën dy skuadra me stile të qarta dhe sulme të ndryshme.”

Duke folur për finalen, ai shtoi: “PSG? Është një ndeshje 50-50. Edhe ata kanë ardhur me meritë deri këtu. Është një ndeshje e vetme dhe duhet ta luajmë me nivelin që treguam në gjysmëfinale.”

Zanetti vlerësoi edhe punën e trajnerit Simone Inzaghi, duke e cilësuar si një lider të padiskutueshëm: “Ai është lideri absolut i kësaj skuadre. Ka qenë me ne për katër vite dhe e ka bërë ekipin shumë konkurrues. Me të, në tre vite kemi arritur dy finale të Ligës së Kampionëve.”

Por vëmendje të veçantë ai i kushtoi Lautaro Martinez, i cili shihet jo vetëm si kapiten i së ardhmes, por edhe si një pretendent për Topin e Artë.

“Shpresoja që ai të bëhej ai që është sot. Kundër Barcelonës dha gjithçka deri kur u zëvendësua. Ai është thelbësor për Interin dhe kombëtaren. Nuk ka dyshim se ka potencial për të fituar Topin e Artë. Këtu ndihet i vlerësuar dhe i rëndësishëm. Kur ndihesh rehat, kjo ndihmon shumë.” m.p.

Të fundit

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të...

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen Partizani. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka...

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

Lajme të tjera

Web TV