“Me kë Amerikë je?”/ Dash Shehi sherr me analistin për “non gratën” e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e Debat mes kreut të koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi dhe analistit Arjon Sulo.

Sulo komentoi lajmin e fundit të një gazetari amerikan që citonte një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili sipas analistit tregonte që tashmë non grata për Berishën kishte rënë dhe se vendimi i administratës Biden ishte politik.

Përplasja mes Sulos dhe Shehit erdhi në momentin kur analisti e pyeti atë se me kë administratë ishte atë të Biden që i vendosi damkën Berishës apo me atë të Trump.

Shehi nga ana e tij u përgjigj se është me SHBA dhe nuk merret me hallet personale të një individi, përgjigje kjo që nuk i pëlqeu Sulos.

“Njëherë duhet ta shoh e ka thënë DASH apo jo. Ti më thua interpreto një gazetar. Po e quaj të mirëqenë llafin tënd. Unë them ishallah ja heqin dhe ishallah është politik. DASH po të dojë bën një deklarim. Unë kam respekt për një shtet të madh që është mik me ne. Unë jam me Amerikën dhe ajo kur gabon. Nuk e gjykoj SHBA për hallin tënd. Ky është yti jo i Shqipërisë”, tha Shehi/e.t

Të fundit

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite,...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Lajme të tjera

Web TV