Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse u largua nga Partia Demokratike. Ndërsa, Shehaj tha se humbi besimin te PD se mund të ndryshonte si parti. Ai tha se më tej vendosi të formojë një parti, me djem dhe vajza me integritet dhe të ndershme.

Fatos Lubonja: Pse u largove nga PD?

Agron Shehaj: Kur Sali Berisha ishte non grata, kam qenë në PD dhe ikja ime nga PD s’ka lidhje me faktin që Berisha u shpall non grata. Unë kam krijuar një parti të re.

Fatos Lubonja: Dua të di çfarë më sjell ndryshe?

Agron Shehaj: Unë e shpjegoj se përse kam ikur nga Partia Demokratike. Ne nuk dëmtojmë askënd. Duhet të dish se çfarë votash marrim ne.

Fatos Lubonja: Vota të djathta merr. Ku ndryshon vizioni yt me PD?

Agron Shehaj: Ne marrim 60 përqind vota të djathta dhe 40 përqind të majta, nuk bëjmë dallime. Unë hyra në PD më 2017 i vetëdijshëm që PD nuk ishte perfekte, sepse doja të sjell ndryshimin. Luftova në PD, kundër vjedhjes e kundër korrupsionit e oligarkisë. Hyra në PD, për të dhënë kontributin tim si i ri i papërlyer. Bindja ime është që Shqipëria ka nevojë për një vizion të djathtë. Dola kundër kryetarit, sepse humba besimin se do ndodhte ndryshimi brenda PD-së. Aty vendosa të dal nga Partia Demokratike, me grup të rinjsh, që besojnë te integriteti e ndershmëria. Shqiptarëve duhet t’ju hiqet shteti nga kurrizi./E.T

Të fundit

Vendimi i Bankës së Shqipërisë, ekspertët: Shqiptarët tani do stepen për të blerë shtëpi

Kredia për shtëpi në 2024 arriti në vlera rekord, teksa më shumë qytetar iu drejtuan bankave për hua. Por vendosja...

Denoncimi i Xhelal Mziut: Polici po shet votat me bandat, kapën dy qytetarë…

Drejtuesi politik për Partinë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë një tjetër denoncim në rrjete sociale lidhur me shitblerjen e votave...

Beteja mes kandidatëve të PS, mesazh komisionerëve: Mos bini pre e presionit!

Një ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, drejtuesit politikë të PS kanë zhvilluar takime me grupet e numërimit të votave. Report...

Tragjedi në Gramsh! Dy të rinj humbin jetën pas rrëshqitjes së dheut në një kantier

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holta të bashkisë Gramsh, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një...

Tjetër hetim për Gjin Gjonin e PD-së, qytetari: Më erdhi në shtëpi për votën

Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Një qytetar e...

Lajme të tjera

Web TV