Rama kërkon votën e durrsakëve, duet me Noizyn në takimin përmbyllës të fushatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit, nga takimi përmbyllës i fushatës për këtë qark.

Ai shprehu synimin për të marrë 9 mandate në këtë qark.

“Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu. Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. 

Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë.”

Për Durrësin, në memorandumin e Kuçit, mandatin e nëntë e vura me 50%. Nëse do të ketë një masivitet si sot këtu, në takimin më të madh që kam parë njëherë në Durrës, padiskutim që Durrësi do të marrë 9 mandate për PS. Kam parasysh këtu edhe Krujën, Shijakun dhe gjithë që përfshin ky qark”.-tha Rama.

Në mbyllje të takimit, iu bashkua Noizyt në këngën zyrtare të fushatës./e.t

Të fundit

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur...

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se...

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Studentët kanë njoftuar një protestë të quajtur “Ngritja e Serbisë” në deri në 34 qytete në të gjithë Serbinë për sot në ora 18:00,...

Lajme të tjera

Web TV