Florian Wirtz nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, edhe pse mediat gjermane e quajnë të kryer se në verë ai do të firmosë me Bayern.
“Jam me fat që kam kaq shumë klube të shkëlqyera që interesohen për mua. Luaj te një klub i madh dhe jam krenar”, tha ai së fundmi për Sports Illustrated.
“Po, dua të provoj një gjë të re. E di se mund ta gjej veten kudo, në çdo skuadër të botës”, shtoi mesfushori ofensiv.
Vlera e tij aktuale në treg është 120 mln euro. Për të kanë shfaqur interes Bayern, Real Madrid dhe City. m.p.