“Ferri mbi tokë”, lufta në -60 gradë celsius me mijëra të viktima, por jo nga armët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konflikti mes Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit ka nisur që në vitin 1947, menjëherë pas ndarjes së Indisë Britanike dhe krijimit të shtetit të Pakistanit. Ndërsa provinca e Xhamu dhe Kashmirit kishte shumicë myslimane, sundohej nga një princ hindu që vendosi t’i bashkohej Indisë pas pushtimit të pjesëve të saj nga trupat pakistaneze. Ky vendim ndezi një seri luftërash dhe tensione të vazhdueshme, ku janë përfshirë edhe Kina dhe territoret përreth.

Një nga skenat më ekstreme të këtij konflikti është akullnaja e Siachen, në zemër të zinxhirit malor të Karakorumit. Në vitin 1984, India mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të akullnajës, duke përfituar nga mungesa e një demarkacioni të qartë në marrëveshjet e mëparshme. Pakistani reagoi duke nisur ofensiva të përsëritura, por pa sukses. Që prej asaj kohe, mbi 2.700 ushtarë kanë humbur jetën – dhe rreth 95% e tyre jo nga luftimet, por nga kushtet ekstreme të mjedisit.

Në këtë “ferr mbi tokë”, ndodhen ende mes 8.000 dhe 10.000 ushtarë nga të dyja palët në mbi 120 pika, ku temperaturat zbresin deri në -60°C dhe mungesa e oksigjenit, uria, sëmundjet dhe depresioni janë pjesë e përditshmërisë.

Trupat ndodhen në lartësi të pamundura për jetëgjatësi, dhe rotacionet çdo gjashtë javë nuk mjaftojnë për të shmangur dëmet fizike dhe mendore.

Tragjikisht, akullnaja nuk ka asnjë vlerë strategjike. Lufta për Siachenin cilësohet nga shumë analistë si më e pakuptimta në histori – një përplasje që vazhdon të marrë jetë, pa shkrepur asnjë plumb./E.T

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV