Ja kujt nuk ia jap votën time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Fuga

Kujt i jap votën time?

Në fakt, do të them kujt nuk ja jap. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t’u jap votën, aspak, madje mund t’i kem edhe miq të mirë, por vota në politikë nuk është çështje miqësish, por një vendim politik.

Shikoni çfarë kanë bërë? Po votove për një kandidat, duhet të votosh edhe për partinë që e ka vendosur në listë. Pra, na kanë mohuar lirinë dhe të drejtën për të votuar një person konkret ndonëse mund të mos e honeps partinë që e ka vendosur në listë.

Ky është mashtrimi. Kjo është fyerja që na bëhet. Por, edhe fyerja për kandidatët: u thonë pa partinë ju jeni hiç, zero me xhufkë.

Atëhere çfarë duhet të bëjmë? Mos e nism zgjedhjen nga partitë sikurse na fut në kurth fleta e votës. Por, të zgjedhim fillimisht personin që duam të votojmë. Pastaj për rrjedhojë, nga që nuk kemi se çfarë të bëjmë zgjedhim edhe partinë e tij. Por, fillimisht zgjedhim personin, aspak partitë. Partitë janë kot! Nuk vlejnë fare.

Pra kujt personi i jap votën?

Kujtdo që më pëlqen, por po them se kujt nuk ja jap për qamet, veç me ndonjë përjashtim shumë, shumë, shumë të rrallë.

Nuk ja jap:

1. Askujt që është në listën e mbyllur, pra që grabit votat e kandidatëve të tjerë që janë në listë të hapur. Nuk jap vota për kandidatë parazitarë dhe që nuk pranojnë të votohen nga populli.

2. Nuk i jap votë asnjë deputeti që ka më shumë se dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Kurrë nuk votoj për dikë që do mandat të tretë deputeti. Deputetlliku nuk është profesion.

Lexo edhe :  Sa zgjedhës do të votojnë në secilin qark?

3. Nuk i jap votën askujt që për një arsye ose një tjetër i kanë nxjerrë fakte nga drejtësia, me vendim gjyqësor, se ka bërë korrupsion ose ka shkelur ligjin me një vepër penale ose edhe civile.

4. Nuk i jap votën askujt që ka ndruar qoftë edhe një parti politike.

5. Nuk i jap votën askujt që ka pasur dy herë herë post ministror në një qeveri.

6.  Nuk i jap votën për deputet asnjë individi që ka pronësi private një biznes të nivelit mesatar e lart.

7. Nuk i jap votën asnjë personi që kandidon në një zonë elektorale në të cilën nuk banon, ose nuk ka një lidhje me traditat e veta familjare atje.

8. Nuk i jap votën asnjë kandidati që katapultohet si kandidat për deputet pa pasur punuar më parë jo më pak se dhjetë vjet punë në administratën publike ose në agjenci publike.

9. Nuk i jap votën asnjë kandidati që nuk vërteton se ka kontribut në politikë jo më pak se dhjetë vjet.

10. Nuk i jap votën askujt që di se ndonjë i afërmi i tij i shkallës së parë, është përfolur për lidhje me grupe kriminale.

11. Nuk i jap votën askujt që nuk vërteton se ka kontribuar si deputet apo pjestar i shoqërisë civile për nxjerrjen e një ligji që sot është në fuqi.

12. Nuk i jap votën askujt që nuk ka aktivitet publik të njohur në media.

13. Nuk i jap votën askujt që e di se ka përdorur një gjuhë fyese dhe bullizuese karshi rivalëve të tij politikë ose kujtdo tjetër.

14. Nuk i jap votën askujt që ka hyrë në politikë para vitit 2000, d.m.th është njeri i shekullit të kaluar.

Të fundit

Pezullohet votimi në fshatin Gjoroven të Beratit, në Poliçan sherr mes komisionerëve

Kanë nisur problemet në procesin e votimit në qarkun e Beratit. Në fshatra raportohet për prani të personave të...

Kandidatët për deputet tentojnë të futen në qendrat e votimit, reagon KQZ

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se ka pasur tentime të kandidatëve për t’u futur në qendrat e votimit. Ai thekson se...

E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit në Lushnjë

Në një nga pamjet më të pazakonta të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë, një dollap i vjetër është...

Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

Bukuria shqiptare ka marrë gjithmonë vëmendje në mbarë botën dhe këtë herë një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen “cilat janë gratë më...

“Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”/ Berisha mesazh demokratëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u drejtuar mbështetësve të tij në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të 11...

Lajme të tjera

Web TV