Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Anëtarë të kabinetit të saj njoftuan se do të kontaktojnë partitë politike për t’u dakorduar për kohën e përshtatshme për organizim të takimit.

Presidentja Vjosa Osmani do t`i ftojë liderët e partive politike për t’u takuar, në funksion të zhbllokimit të situatës politike.

Njoftimi nga Zyra e Presidentes, u bë një ditë pas thirrjes së PDK-së adresuar Osmanit që ta organizojë një tryezë me qëllim që të gjendet zgjidhje për ngërçin në konstituimin e legjislaturës së re.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Të enjten, përfaqësues të Lidhjes Demokratike thanë se në parim janë pro një takimi që synon të zgjidhet ngërçi politik.

“Ne e kemi vendos këtë propozim në tavolinë. Jemi të hapur të jemi prezentë në takime të tilla për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Varet për çfarë ftohet takimi dhe çfarë qëllimi mund të ketë, s’mund të japë përgjigje në pyetje hipotetike, por ka qenë propozim i yni që të gjitha partitë parlamentare të mblidhen diku për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik”, tha Bajrami.

Lexo edhe :  “Boll mo, për çka ju kemi zgjedhur”, aksioni simbol para nisjes së seancës në kuvend

E, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje nuk treguan se si do të përgjigjeshin ndaj një ftese të mundshme të presidentes, për takim të tillë.

Kryetari i kësaj që ka dalë fituese e zgjedhjeve, Albin Kurti, ftoi javën e kaluar në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në takimin që nuk prodhoi zgjidhje, i ka shkuar vetëm Krasniqi./e.s

Të fundit

Mbi 50% e videove për shëndetin mendor më të ndjekura në Tik Tok përmbajnë dezinformata

Më shumë se 50% e videove më të ndjekura në TikTok që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata,...

Horoskopi ditor, 1 Qershor 2025

DASHI Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të...

Tronditet Lezha/ Ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Talë të Lezhës, ku një 57-vjeçar është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Viktima...

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf historik 5-0 Interin në finalen...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Lajme të tjera

Web TV