“Po ju vëzhgojmë”/ Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat, do përballet me ligjin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, ka bërë një thirrje për të gjithë komisionerët dhe numëruesit që të mos preket asnjë votë, pasi sipas tij, kush tjetërson vullnetin e qytetarëve do të përballet me drejtësinë.

Shehi përmes një postimi në Facebook, tha se koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ ka ngritur një grup vëzhguesish që do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor dhe atë të numërimit të votave.

“PO JU VËZHGOJMË!

Kush numërues apo komisioner guxon të prekë qoftë edhe një votë të koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ në 11 maj, do të përballet menjëherë me forcën e ligjit dhe do të burgoset! Ne kemi ngritur një ekip të gjerë vëzhguesish që do të jenë në ç’do qendër votimi dhe numërimi, për të kapur ç’do shkelje të mundshme. Mos luani me vullnetin e qytetarëve, do e pësoni!”, ka shkruar Shehi në faqen e tij zyrtare në Facebook./e.t

Të fundit

Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short…

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026,...

Evi Kokalari sulmon Berishën: S’të vodhi Rama, humbe se vodhe vetë demokratët

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit. Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen...

Dy lojtarë gjermanë me një agjent, Bayern bëhet gati për dy firma të reja

Leroy Sané dhe Jonathan Tah kanë një gjë të përbashkët, agjentin. Ai quhet Pini Zahavi dhe është ndër emrat më të njohur në treg. Ka...

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë, ja emrat e veçantë të dy binjakëve të saj

Aktorja e famshme Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një...

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Drenovës, si votuan të dënuarit

Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Drenovës për zgjedhjet e 11 majit. Nga numërimi rezulton se 101 të dënuar kanë votuar Partinë Socialistë,...

Lajme të tjera

Web TV