“Profecia” për Papën e ri/ Fqinji i kishte thënë: Do jesh Papa i parë amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Robert Prevosti ishte në klasën e parë, një nga fqinjët  e tij i kishte thënë atij se ai do të ishte Papa i Parë Amerikan. Pasditen e të enjtes kjo profeci u bë realitet kur kardinal 69-vjecar u zgjodh  për të qenë Papa I 267-të i Kishës Katolike Romake.

John Prevost, vëllai i Papa Leonit të XIV në një intervistë për Associated Press, i emocionuar tregoi sesi e mori vesh lajmin.

“Mora një telefonatë se nga oxhaku i Romës po dilte tym i bardhë, kështu që zbrita poshtë, ndeza televizorin dhe pashë sesi po zhvillohej procesi. Thirra mbesën time për ta njoftuar se po dilte tym i bardhë dhe pamë së bashku më pas momentin kur perdet lëvizën. Ajo filloi të bërtiste sepse unë dhe vetë xhaxhai i saj ishim në një moment mosbesimi se kjo nuk ishte e mundur, kjo ishte shumë larg asaj që ne mendonim se mund të ndodhte. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme Krenarie që më përfshiu por edhe një moment ku mendova se si do ta përballojë ai të gjithë këtë ndjesi krenarie, por edhe përgjegjësie që është tashmë mbi supet e tij.”

Vëllai i Papës tregoi se familja e tij e kishte ditur gjithmonë se ai do të bëhej Prift, por kurrë nuk ua kishte marrë mendja se ai do të ishte një ditë Papë. John Prevost u shpreh se vëllai I tij  Papa Leoni XIV do të jetë pasuesi i Papa Françeskut.

“Sinqerisht, dua t’ju them, mendoj se ai do të jetë Papa Françesku i dytë. Mendoj se ai është shumë i shqetësuar për gjendjen e vështirë të të varfërve, për të shtypurit dhe për njerëzit që nuk kanë zë. Mendoj se ai do të qëndrojë në këtë frymë. Ai nuk do të jetë as shumë i madh dhe as shumë i djathtë. Do të jetë pak a shumë në mes.”

Vëllai i Papa Leonit XIV tregoi se Papa është më i vogli i tri vëllezërve dhe se ai kishte treguar gjithnjë kujdes për familjen e tij duke komunikuar çdo ditë jo vetëm me vëllezërit por edhe me nipërit dhe mbesat. John u shpreh se në kohën e lire ai dhe Papa i Ri luanin lojëra elektronike çdo ditë së bashku./e.t

Të fundit

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në...

“Investoni në një Evropë të Lidhur”/Ja data kur do të mbahet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar

Një takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë shtetesh do të mbahet në...

BSH: Fitimet e bankave arritën mbi 3.47 mld Lekë

Fitimet e bankave në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta, duke reflektuar një situatë të favorshme financiare për sektorin financiar. Sipas të dhënave...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu shqiptar plagos oficerin e policisë në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

E surpriozi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP/ Nur zbulon marrëdhënien me Djonisin

Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë dhe hodhi trëndafila për konkurrenten Nur. Ky...

Lajme të tjera

Web TV