PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale! Ja mesazhi që përcjellin Rama dhe Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një muaji qytet më qytet, ku kanë prezantuar platformat dhe programet e tyre partitë politike mbyllin sot fushatën elektorale.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të mbajnë takimet përmbyllëse sot respektivisht në orën 19:30 dhe 19:00. Por ndryshe nga fushatat e mëparshme, takimet përmbyllëse nuk do të mbahen në sheshet kryesore, “Skënderbej” apo “Nënë Tereza”.

Partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama do të zhvillojë takimin përmbyllës tek fusha e Parkut Olimpik. Ndërsa Partia Demokratike do të zbresë në zonën e Bulevardit të ri.

Kreu i qeverisë dhe kreu i PS, Edi Rama shkruan në Facebook: “Me falënderimin për mikpritjen e Vlorës dhe Durrësit, ju ftoj të shihemi sot në Tiranë, ora 19:30”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje qytetarëve që ti bashkohen mitingut përmbyllës.

Në tubimin elektoral të PD nuk do të mungojë as drejtuesi i fushatës, amerikani Chris LaCivita.

“Sonte, ora 19:00 tek Bulevardi i Ri bashkohu përmbylljes së një rrugëtimi historik, drejt misionit për “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Sali Berisha./e.s

Të fundit

Fushata mbaroi! Këto janë notat e “Fjala.al” për 30 ditët e partive politike

Sot jemi në heshtje zgjedhore dhe partitë politike sipas ligjit nuk mund të bëjnë asnjë thirrje politike. Nesër, 11...

“Na bëj një foto”, turistet nuk e kanë idenë se para tyre është Lamine Yamal

Teksa ndodhej në një ambient të hapur, disa vajza ndaluan yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe i kërkuan që t'u bënte foto, jo si...

Shembet kanali i hidrocentralit në Gramsh! Dheu ka zënë 2 punëtorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Poroçan të Gramshit. Një masiv dheu dyshohet se është shembur në afërsi të një hidrocentrali. Dyshohet se...

Bllokuan makinën e sekretarit të përgjithshëm të PS, policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin

Policia e Dibrës ka dërguar në SPAK kandidatin e PD-së për deputet Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë pasi mbrëmjen e së premtes...

Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet, shoqërohen nga agjentët e BKH

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala bën...

Lajme të tjera

Web TV